TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani kërkon largimin e gjyqtarit Llaban: Procedura e shkarkimit varet nga vetë Kushtetuesja

by Tëvë1
8 muaj ago
5
A A
Osmani kërkon largimin e gjyqtarit Llaban: Procedura e shkarkimit varet nga vetë Kushtetuesja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendimi për të tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me rendin kushtetues, është marrë si një veprim i domosdoshëm për të mbrojtur interesin publik dhe vetë rendin kushtetues të vendit.

Ajo ka sqaruar se gjyqtari Radomir Llaban, i cili është caktuar gjyqtar raportues në këtë rast, është emëruar në vitin 2018 dhe vazhdon të ushtrojë funksionin e tij përkundër informatave të përcjella nga institucionet e sigurisë, që e lidhin atë me veprimtari të rrezikshme kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Presidentja theksoi se Kushtetuta parasheh një procedurë të qartë për shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, që nuk mund të iniciohet nga Presidentja pa vendim paraprak nga vetë Gjykata.

“Sipas Kushtetutës, shkarkimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm pasi të votohet një gjë e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve dhe pastaj shkarkimi i propozohet presidentes nga vetë Gjykata. Pa një propozim të tillë nga Gjykata, sipas Kushtetutës nuk mund të ndërmerret nga aspekti kushtetues asnjë hap nga ana e presidentes,” deklaroi Osmani.

Në këtë kontekst, ajo theksoi se vendimi për tërheqjen e kërkesës nga Kushtetuesja ishte i nevojshëm:
“Në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues.”

Presidentja Osmani gjithashtu ngriti shqetësimin se vetë fakti që një gjyqtar që konsiderohet si rrezik për rendin kushtetues nga institucionet e sigurisë të vendit është vendosur të trajtojë një rast që ka të bëjë pikërisht me mbrojtjen e këtij rendi, paraqet një kontradiktë serioze.

“Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet pikërisht nga personat që, sipas institucioneve tona të sigurisë, e rrezikojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës,” u shpreh ajo

Tags: konferencapresidentja e venditTeve1Vjosa Osmani
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

Therje me thikë në Fushë-Kosovë, të lënduarit marrin trajtim mjekësor

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK thërret konferencë për media

Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

Sllovakët nuk ndihen favorit përball Kosovës

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

I shkaktuan dëm prej 18 mijë euro komunës së Prizrenit, aktakuzë ndaj dy personave

Therje me thikë në Fushë-Kosovë, të lënduarit marrin trajtim mjekësor

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK thërret konferencë për media

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën