TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KE i FFK-së hap procedurë disiplinore për Dritën, Llapin e Vushtrrinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
KE i FFK-së hap procedurë disiplinore për Dritën, Llapin e Vushtrrinë

Komisioni i Garave te FFK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 30.05.2022 (e hënë) ka disktuar në lidhje me takimin e finales së Kupës, dhe atë te barazhit.

Pas shqyrtimit të materialeve KE ka marrë vendim për të hapur incim disiplinor për Dritën, Llapin dhe Vushtrrinë.

Tifozët e dy skuadrave të Superligës, Drita dhe Llapi në finalen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” kanë hedhur fishekzjarre, dhe mjete piroteknike tymuese në fushë, gjë që ndalohet në rregullat e statutit te FFK-së. Njëashtu incident nga tifozët ka pasur edhe në takimin e barazhit mes Malishevës dhe Vushtrrisë, derisa ndeshja ishte ndërprerë për 15 minuta.

Saktësishtë në minutën e 77-të ishte ekzektuar penallti për Malishevën, por që tifozët e Vushtrrisë nuk u pajtuan me vendimin e gjyqtarit Gramoz Shala, dhe vendosën të shqyejnë rrjetën dhe dëmtuan ulëset, ku tani për këtë “Gladiatorët” tani janë në disiplinore.

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC” Drita“. MOTIVI : Para fillimit të ndeshjes tifozët e FC ”Drita”, hudhin fishekzjarre , mjete piroteknike tymuese në fushë, në pjesën e barit sintetik dhe në shtegun e atletikës, duke e dëmtuar në disa vende (digjen nga zjarri i fishekzjarreve). Në min 5,6, 9, 10, hudhen mjete piroteknike plasëse në shtegun e atletikës dhe pjesën e barit sintetik si dhe hudhin fishekzjarre në fushë duke e dëmtuar fushën, pjesën e barit sintetik, shtegun e atletikës në disa vende dhe njikohësisht rrezikojnë shëndetin e futbollistëve në fushë. Në minuten 72, tifozët e FC ”Drita” ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: FC Llapi. MOTIVI: Tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre në shtegun e atletikës në barin artificail si dhe në fushë duke shkaktuar dëme të duksheme ( disa pjesë digjen nga zjari i fishekzjarreve). Në min 17-të , tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre, mjete piroteknike plasëse me ç’rast dëmtohet fusha, shtegu e atletikës, në disa pjesë bari sintetik si dhe dy lleda te reklamave, gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen per 2 min. Në min 47-të tifozët e FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike plasëse dhe fishekzjarre në fushë me ç’rast në disa pjesë dëmtohet fusha. Pas perfundimit të ndeshjes tifozët e FC ”Lapi” kalojnë rretojat e tribunave hynë deri afër fushës dhe dëmtojnë ( thejne ) mbajtset e lledave 20 metra të gjatë. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: FC ”Vushtrria”. MOTIVI: Në min 77-të deri sa po pregaditej ekzekutimi i penalltisë nga FC ”Malisheva” tifozët e FC ”Vushtrria” të vendosur në tribunën jugore kapin , terheqin dhe zhvendosën rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 min. Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore. Pas fillimit të zbrazjes së tribunës tifozët ofendojnë në kor FFK-në. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Emiratet ndalojnë fluturimet e linjave ajrore iraniane në zbatim të sanksioneve amerikane

Emiratet ndalojnë fluturimet e linjave ajrore iraniane në zbatim të sanksioneve amerikane

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore

​Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

​Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Dyshohet se mori ryshfet nga bizneset në Rahovec, arrestohet një person

Dy fytyrat e Serbisë – Vuçiq në SHBA kërkon imazh diplomatik, në Beograd glorifikohet Mlladiqi

Dy fytyrat e Serbisë – Vuçiq në SHBA kërkon imazh diplomatik, në Beograd glorifikohet Mlladiqi

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

GJKKO vendos arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e SHISH-it pas përfundimit të seancës

GJKKO vendos arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e SHISH-it pas përfundimit të seancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën