TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bilalli: Mickoski reagoi pas një presioni të madh, tifozët janë të lidhur ngushtë me VMRO-DPMNE

by teve1
1 vit ago
2
A A
Bilalli: Mickoski reagoi pas një presioni të madh, tifozët janë të lidhur ngushtë me VMRO-DPMNE

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Mersel Bilalli, ka vlerësuar se reagimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, ka ardhur vetëm pas presionit të madh të partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

Bilalli ka hedhur dyshime se adhuruesit sportiv të cilët në ndeshjen e së shtunës në Kumanovë, ku Maqedonia e Veriut humbi 80:72 përdorën thirrje e sllogane antishqiptare, janë të lidhur ngushtë me udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së.

“Po ka pasur pas një presioni shumë të madh jo vetëm të partive shqiptare, por edhe të Lidhjes Socialdemokrate maqedonase dhe shumë intelektualëve dhe gazetarëve maqedonas të cilët tanimë këtë e konsiderojnë shumë të dëmshme dhe shumë të rrezikshme që e dëmton dukshëm interesin vital të Maqedonisë. Pra, ka pasur një reagim shumë të ashpër edhe në pjesën maqedonase ndaj VMRO-DPMNE-së dhe vetëm pas asaj kryeministri e pa të udhës të reagojë. Mirëpo, mos të harrojmë se ata adhurues sportiv janë të lidhur ngushtë me udhëheqësinë e VMRO-DPMN-së, me siguri ata kanë menduar se do të provojnë tash para zgjedhjeve ta animojnë elektoratin nacionalist të tyre e që nga natyra është e tillë dhe nuk e kanë pritur se reagimi do të jetë shumë I ashpër”, është shprehur Bilalli në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, më 02 gusht u luajt ndeshja Maqedoni e Veriut-Rumani në kuadër të parkualifikimeve të Kupës së Botës në basketboll.

Në media është raportuar që gjatë ndeshjes ka pasur thirrje antishqiptare dhe thirrje për vdekjen e shqiptarëve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ishte i pranishëm në ndeshje, i dënoi të hënën “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe”.

Duke folur për mediat, Mickoski tha se, ndonëse ishte në sallë gjatë ndeshjes, “nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve, duke pretenduar se bëhej fjalë për “një grup të vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen”. Prokuroria maaqedonase ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

“Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën

Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të ndaluar  me tre kilogram marihuanë

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të ndaluar me tre kilogram marihuanë

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca thërret konferencë për media

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Doku me kontratë të re te City

Vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor: Izraeli miraton edhe 126 shtëpi njësi banimi

Rrethimi i shtëpive palestineze nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor hyn në ditën e katërt

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD: Qeveria në detyrë po cenon rendin kushtetues dhe po uzurpon kompetencat ligjore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën