Sipas IHMK-së, do të mbajë mot i qëndrueshëm, teksa temperaturat do të mbesin pothuajse konstante me javën e kaluar.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/