TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A është i sigurt Ujmani për larje të qytetarëve?

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, kanë kryer hetime në Liqenin e Ujmanit nën dyshimet për prezencë të telave elektrikë. Këto thonë se nuk ka rrezik prej tyre, derisa në anën tjetër kritikohet shteti për trajtimin e Ujmanit, si burim i ujit të pijes.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
0 0
A A

Rasti tragjik i mbytjes së mërgimtarit, Rrahim Latiti pas gjuajtjes nga ura në Liqenin e Ujmanit, ka ngritur si diskutim çështjen e sigurisë së këtij uji.

Ishin Shoqata e Peshkatarëve të Kosovës,   ata që thanë se kanë vërejtur tela elektrikë në brendësi të liqenit, gjë që sipas tyre, e rrezikon larjen e qytetarëve.

Më këtë rast, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka kryer hetime, por që sipas tyre këto tela nuk janë të rrezikshëm.

“Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik. Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos ndihen të frikësuar, pasi çdo rast i dyshimtë do të trajtohet me kujdes dhe seriozitet maksimal”, u tha në komunikatën për media.

Se nuk ka hapësirë për shqetësim, e thotë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Për çdo sinjalizim Policia e Kosovës normal bën këto veprime. Nuk shoh që në këtë situatë është shqetësim, çështja e këtij informacioni. Kjo për faktin që do të bëhet një vlerësim i gjendjes nga Policia e Kosovës dhe do të ndërmerren masat e duhura”, tha ai.

Përkundër kësaj, po kritikohet qasja institucionale karshi liqenit të Ujmanit, si burim i ujit të pijes dhe si zonë për larje të qytetarëvve.

“Nuk ka sinjalistikë nëse lejohet apo jo larja, dhe nuk ka veprime të tjera të cilat janë të përcaktuara sipas legjislacionit sekondar. Në anën tjetër legjislacioni sekondar që rregullon mënyrën e trajtimit të burimeve të ujit të pijes, nuk përcakton se nëse burimet e pijes ka mundësi larje. Dhe fatkeqësisht, do të thotë në gjithë këtë situatë, institucionet nuk i kanë përmbushur këto detyrime, por thjesht e kanë proklamuar liqenin e Ujmanit si zonë për larje”, u shpreh Gëzim Shala nga IKD.

E nga ministria e Mjedisit, nuk kanë dhënë përgjigje për mungesën e adresimit të këtyre çështjeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Smajljaj: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, patriotizëm kozmetik i lodhur, jo substancial

Smajljaj: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, patriotizëm kozmetik i lodhur, jo substancial

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet të rikthehet në operim brenda pak ditësh

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet të rikthehet në operim brenda pak ditësh

Zeqaj: Qeveria është dashur të veprojë më herët ndaj Listës Serbe, jo të presë prokurorinë

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

Policia franceze dhe Europol bastisin zyrat e “X” në Paris, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje

Policia franceze dhe Europol bastisin zyrat e “X” në Paris, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën