TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia zbulon tri baza të kontrabandës me mallra, konfiskohen edhe armë

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Policia zbulon tri baza të kontrabandës me mallra, konfiskohen edhe armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar dy operacione kundër kontrabandës ku janë gjetur e konfiskuar edhe armë.

Sipas PK-së vlera e mallrave të sekuestruara në operacionin e parë në tri lokacione në Ferizaj, sipas vlerësimeve të para arrin mbi 30,000 €

“Si rezultat i këtij aksioni të koordinuar dhe të suksesshëm, u sekuestruan sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, si më poshtë:Në lokacionin e pare janë sekuestruar; 290 kg duhan i përpunuar, 1.596 kg kavanoza me mjaltë (me dyshim industrial) dhe 14.000 copë filtera “Grand” Ndërsa në lokacionin e dytë janë sekuestruar; 80 kg duhan i përpunuar dhe 432 kg kavanoza me mjaltë (me dyshim industrial), Kurse në lokacioni e tretë janë sekuestruar; 410 kg duhan i përpunuar, 34.800 copë cigare “Drina”, 141 kg ambalazh letre për mbështjelljen e duhanit, 10.000 copë filtera “Grand”, 20.000 copë stikersa të RMV-së (dyshohet se ishin për banderolim fiktiv) si dhe 5 litra aroma për duhan’, thuhet në komunikatë.

Vlera e mallrave të sekuestruara sipas vlerësimeve të para arrin mbi 30,000 €, kurse shmangia nga obligimet doganore dhe akcizë vlerësohet total rreth 50,000 €.

Operacioni i dytë po ashtu është realizuar nga Departamenti i Kufirit, gjegjësisht nga Sektori i Hetimeve të cilët gjatë ekzaminimit të pajisjeve elektronike të një rasti të më hershëm dhe aktiviteteve operative në teren, ka siguruar të dhëna të besueshme se në dy lokacione të ndara në Mitrovicë Veri qytetarët posedojnë armë të kalibrave të ndryshëm.

Me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe njëkohësisht është kërkuar urdhri për kontroll bastisje në dy lokacione.

“Gjatë kontrollit në lokacionin e parë  janë sekuestruar : Një Armë AK 47 , një Pistoletë Zoraki, 174 fishekë të kalibrave të ndryshëm,  pajisje shtesë te Ak47 dhe pajisje për pastrim të armëve.Ndërsa në lokacionin e dytë janë sekuestruar; Një pistoletë Ekol Special, 67 fishekë të kalibrave të ndryshëm, telefon celular, pjesë të ndryshme të armëve .Vlen të potencohet se gjatë bastisjes në lokacion e dytë janë hasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave,  ku pas  konsultim me prokuroi pjesa e kriptovalutave është trajtuar nga Stacioni Policor në Zubin Potok dhe Dogana e Kosovës”, thuhet nga polica.

Në konsultim me Prokurorin tre persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 i KPRK-së”, ku veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK përkujton 17 majin në Kompleksin Memorial të Jabllanicës: Nderim për të rënët

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para

Haradinaj nga Shqiponja: Të rënët për liri mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për angazhimet e sotme për Kosovën

Haradinaj nga Shqiponja: Të rënët për liri mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për angazhimet e sotme për Kosovën

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

Edhe Hamza mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup për gjuhën shqipe

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën