TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i IPK-së, pajisjet inteligjente ngritin dyshime për keqpërdorime

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar një raport për përdorimin e pajisjeve teknologjike nga ana e zyrtarëve policorë në trafik. Aty thuhet se ka mospërputhje mes gjobave dhe shkeljeve të pasqyruara nga pajisjet inteligjente.

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
0 0
A A

Pajisja me vetura inteligjente të Policisë së Kosovës ka ngritur dyshimin për keqpërdorimin e pozitës nga zyrtarët policorë.

Kjo pasi që  një raport i Inspektoratit Policor të Kosovës për përdorimin e teknologjisë nga ta, ka vënë në pah se ka dobësi në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet.

“Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba). Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra). Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra). Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit”, thuhet nga IPK.

Bazuar në këtë IPK ka rekomanduar trajnime shtesë për zyrtarët policorë, ushtrim më të madh të kontrollit mbi ekipet patrulluese në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme si ndryshimi i llojit të shkeljes ose mos aplikimi i plotë i gjobës.

Autoriteti mbikëqyrës, ka kërkuar nga eprorët që të monitorojnë procesin e shkarkimit të materialeve të regjistruara nga pajisjet e matjes së shpejtësisë, duke siguruar që ato ruhen në mënyrën e duhur.

“IPK i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit të Trafikut Rrugor dhe shefave të njësive rajonale të trafikut rrugor, që të ndërmarrë veprime në drejtim të aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve, në rastet e matjeve me radar të dorës Trucam nga njësitë patrulluese. IPK i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit të Trafikut Rrugor, që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e linjës, të shqyrtojë mundësitë e pajisjes edhe me radar statik, për të ushtruar kontroll efektiv mbi kundërvajtësit në zona me rrezik të lartë, të njohura si pika të nxehta të ndodhjes së aksidenteve rrugore”, është thënë nga IPK.

Po ashtu një ndër gjetjet ishte se gjobat e shqiptuara me pajisje inteligjente dëshmohen me foto të cilat printohen në printer mobil, kjo nuk ndodhë me gjobat që shqiptohen pas matjeve me radar të dorës.

Derisa aty thuhet se njësitë e trafikut nuk po shfrytëzojnë sa duhet mundësitë që ofrojnë automjetet me këto pajisje dhe se duket sikur ka hezitim apo mungesë gatishmërie.

Tëvë1 ka pyetur Policinë e Kosovës për këto gjetje të këtij raporti, por që deri në publikim të kronikës nuk ka pasur përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një 55-vjeçar në Slivovë të Ferizajt, familja kërkon ndihmën e policisë

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, policia në kërkim të të dyshuarve

18 vjet më parë, Sejdiu në OKB ngrinte alarmin për strukturat paralele serbe

18 vjet më parë, Sejdiu në OKB ngrinte alarmin për strukturat paralele serbe

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një 55-vjeçar në Slivovë të Ferizajt, familja kërkon ndihmën e policisë

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, policia në kërkim të të dyshuarve

Rriqra nuk transmeton vetëm sëmundjen Lyme: Mund të shkaktojë alergji të rrezikshme ndaj mishit

Rriqra nuk transmeton vetëm sëmundjen Lyme: Mund të shkaktojë alergji të rrezikshme ndaj mishit

Rrobat pa rrudha, pa hekurosje: Çfarë duhet të bëni menjëherë pas larjes

Rrobat pa rrudha, pa hekurosje: Çfarë duhet të bëni menjëherë pas larjes

18 vjet më parë, Sejdiu në OKB ngrinte alarmin për strukturat paralele serbe

18 vjet më parë, Sejdiu në OKB ngrinte alarmin për strukturat paralele serbe

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

Të shtunën mbahet provimi i Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen sot Testit të Maturës, MAShT paralajmëron ndalim të rreptë të telefonave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën