TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me rritjen e pagave për shërbyesit publikë, ku sipas tij kompletohet rritja prej 110 euro.

Në reagimin e tyre thuhet se pjesës më dërmuese të zyrtarëve të ATK-së nuk i është rritur fare rroga gjatë mandatit të kësaj qeverie.

“Pas postimit të Ministrit Murati, Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, shpreh reagim ndaj të PA VËRTETAVE të Ministrit Murati, lidhur me rritjen e pagave për shërbyesit publikë, ku sipas tij kompletohet rritja prej 110€, por në fakt Ministri ka harruar zyrtarët e tij vartës në të gjitha fazat e këtij procesi, pra zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës të cilët pikërisht ata e mbushin arkën e shtetit, pjesës dërmuese nuk ju është rritur paga as edhe një euro të vetme në mandatin e tyre”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

Sipas njoftimit të kësaj sindikate, deklarimet nga qeveritaret se të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga, madje disa herë, nuk është e vërtetë dhe as e saktë, për hirë të informimit të drejtë të publikut, nga kjo rritje përfitojnë vetëm një pjesë e shërbyesve publikë, po ashtu edhe në ATK vetëm një pjesë përfton rritje, prandaj deklarimet e tilla duhet të jenë të vërteta dhe të sakta sepse jo të gjithë përfitojnë rritje të pagave siç thuhet.

“Që nga hyrja në fuqi e ligjit të ATK-së, Ministri Murati personalisht ka premtuar që do e nënshkruaj rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës, por që fatkeqësisht nga muaji Shkurt i vitit 2024 ajo rregullore është pluhurosur në sirtarët e Ministrit”.

Më tej thuhet se me mosmiratimin e kësaj rregulloreje, nuk vlerësohet angazhimit i stafit të ATK-së, përkundër vëllimit të madh të punës, që si rrjedhojë po ndodhin edhe dorëheqje të shumta të stafit të kualifikuar (mbi 850 sa ishin, sot janë nën 700 zyrtarë, përfshirë dhe pensionimet), ky neglizhim i stafit të ATK-së nga ana e ministrit pa asnjë arsye dhe pa kurrfarë kuptimi, ka shfaqur një zhgënjim për punëtoret e ATK-së.

“Ne jemi të gatshëm për të gjitha mediat, që janë të interesuar për vërtetësinë e këtyre fakteve, mund të japim dëshminë e pagave tona para dhe pas “deklarimeve qeveritare për rritjen e pagave”, dhe të dëshmohet se nuk ka rritje siç pretendohet”, thuhet në njoftim.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar dje se nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

“Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK përkujton 17 majin në Kompleksin Memorial të Jabllanicës: Nderim për të rënët

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në RD të Kongos dhe Ugandë një emergjencë globale shëndetësore

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, rezultate interesante

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, rezultate interesante

Rrahmani flet pas golit me Napolin

Rrahmani flet pas golit me Napolin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën