TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka komentuar para tentativës së 54-t për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se disa parti opozitare ende nuk po arrijnë të dalin nga koalicioni i gjatë 20-vjeçar dhe po përpiqen ta kthejnë vendin në periudhën para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Manxhuka tha se LVV-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, u duhen votat për qeverisje, por jo me çdo kusht dhe jo nga aktorë politikë që synojnë rikthimin në kohët e kaluara.

“Nyja politike apo sharra në gozhdë sot është te pikëprerja para dhe pas 14 shkurtit 2021. Një krah që do me u kthy para asaj dhe një që do të vazhdojë përpara me reforma. Lëvizjes VETËVENDOSJE! e Albin Kurtit i duhen votat, por jo me çdo kusht dhe jo nga e me bindjen e ndokujt që i duket se ‘i erdhi dita’.”

Manxhuka po ashtu nënvizoi se Vetëvendosja është fituese absolute e zgjedhjeve dhe ka bërë ftesë për koalicion disa subjekteve parlamentare opozitare, por ato nuk kanë arritur të shkëputen nga “koalicioni i 20-vjeçarit”.

“Siç duket ata nuk mund të shkëputen nga koalicioni i 20 vjeçarit, prandaj edhe kërkojnë rikthimin para 14 shkurtit 2021.”

Ai përfundoi duke thënë se qytetarët e Kosovës kanë votuar Vetëvendosjen për të ndëshkuar periudhën e kaluar qeverisëse, dhe LVV nuk dëshiron të kthehet në ato praktika.

“Ne as nuk duhet, as nuk duam të bëhemi si ai 20-vjeçar, sepse Republika e Kosovës nuk do të kthehet atje ku ishte.”

Deklarata e Manxhukës vjen në prag të një seance vendimtare për konstituimin e Kuvendit, ku pritjet për një marrëveshje politike mbeten të ulëta.

Tags: Arlind ManxhukaKonstituimi i KuvenditTeve1VVZëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën pas aksidentit në Pejë, dy të tjerë të lënduar

Një person humb jetën pas aksidentit në Pejë, dy të tjerë të lënduar

Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, autori në arrati

Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, autori në arrati

3 raste të vdekjes dhe rreth 1 mijë shërbime emergjente gjatë vikendit në QKUK

Tre raste të vdekjes dhe 352 shërbime në QKUK brenda 24 orëve

Për të katërtën herë, deputetët e PDK-së para Qeverisë

Parashikimi i motit

Moti sot

Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona

Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona

Ramabaja për mosformimin e institucioneve: Po luftohet për ditën e zgjedhjeve

Ramabaja për mosformimin e institucioneve: Po luftohet për ditën e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën