TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për çka dyshohen zyrtarët e Gjakovës për të cilët Prokuroria ka kërkuar paraburgim?

Katër zyrtarë të Komunës së Gjakovës, po dyshohet se dhanë kundërligjshëm në shfrytëzim disa parcela komunale. Për zyrtarët e arrestuar, prokuroria ka kërkuar të caktohet masa e paraburgim

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
1 0
A A

Në vitin 2018 kishin dhënë në shfrytëzim disa parcela të Komunës së Gjakovës.

E të mërkurën, katër zyrtarë komunalë janë arrestuar nën dyshimin se në këtë rast, keqpërdorën detyrën zyrtare.

Prokuroria Themelore e Gjakovës tashmë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.B., E.B., A.L., dhe A.K.

Në kërkesë, tregohet për veprimet që dyshohet se të pandehurit A.B., dhe E.B., i kanë ndërmarrë në atë vit.

“Më datë 10.10.2018 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palës A.L., për parcelimin e pjesshëm fizik të parcelave nr…. në pronësi shoqërore Rrugë publike, nr….. në pronësi të Kuvendit Komunal në e Gjakovë dhe nr…. në pronësi të K. të B. I. në e Gjakovë (V.) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarët juridik të këtyre palujtshmërive pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatat pronësore të datës 24.09.2018, dhe nga ky veprim pala A.L., arrin te krijoj parcelat e reja dhe te njëjtat i bart ne emër të vetin, me çrast me veprimet e tyre kanë cenuar dhe dëmtuar pasurin e Kuvendit Komunal në e Gjakovë, si dhe të K. të B., I., në e Gjakovë”, thuhet nga Prokuroria.

Në dosje përmenden edhe dhënia e disa parcelave të tjera nga po këta zyrtarë.

“Më datë 25.10.2019 kanë lëshuar dhe nënshkruar pëlqimin në interes të palëve M.Ll., dhe Sh.B., për parcelimin e pjesshëm fizik të parcelave nr…… dhe ….. në pronësi të K. të B. I., në e Gjakovë (V….) edhe pse të pandehurit kanë qenë në dijeni lidhur me pronarin juridik të kësaj palujtshmërie pasi në dosjen e lëndës kanë pasur certifikatën pronësore”, thuhet në komunikatë.

Kurse drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë dhe juristi me dashje dyshohet se kanë nxjerrë vendime të kundërligjshme.

Këto vendime, mundësuan bartjen e pronave komunale tek personat fizik, duke e dëmtuar kështu pasurinë e Komunës së Gjakovës.

Gjithë këto arrestime po i shohin si shqetësuese opozita në këtë Komunë.

“Kemi qytetarë dhe sinjalizues dhe qytetarë që na informojnë ne jetojmë në Gjakovë e shohim si po shkojnë zhvillimet në urbanizëm por edhe çështjen e pronave për çfarë po bëhet ky rast. Drejtori aktual i urbanizmit i cili është arrestuar dje e ka edhe një dënim të shkallës së parë për shkelje të detyrës zyrtare por rasti ka shkuar në Gjykatë Themelore ndërsa ky është rasti i dytë për të cilin ai dyshohet dhe është arrestuar”, ka thënë Albin Rudi nga LVV.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari Ardian Gjini i cili tha se është i bindur në ndershmërinë e kolegëve të arrestuar, derisa gjithë arrestimin u shpreh se e sheh të panevojshëm.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim nga ai për këtë çështje, por që nuk ka qenë i qasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

Kontingjenti i ri bullgar niset për në Kosovë në kuadër të KFOR-it

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

KESCO kërkon që rryma të shtrenjtohet për 21.4%, ekspertët: ZRrE në gjumë të thellë

Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë

Kontingjenti i ri bullgar niset për në Kosovë në kuadër të KFOR-it

“Këndi i Debatit” 29.01.2026

“Këndi i Debatit” 29.01.2026

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

25 vite nga vrasja e Gazmend Brahimit, familjarët tregojnë fjalët e fundit të tij

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

KESCO kërkon që rryma të shtrenjtohet për 21.4%, ekspertët: ZRrE në gjumë të thellë

Aktivistja rikthen historinë e heronjve britanikë që shpëtuan familjen kosovare, reagon edhe Alicia Kearn

Historia e katër ushtarëve britanikë që në vitin 1999 e shpëtuan një vajzë nga dhunimi

Njohësit e drejtësisë i vlerësojnë të pritshme gjetjet në Raportin e Progresit

Një person tentoi të arratiset nga Pallati i Drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën