Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Rahovec, ku i lënduar fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime. Viktima fillimisht për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e Gjakovës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast siç njofton policia është intervistuar një i dyshuar./teve1.info/







