TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRrE njofton për afatin e fundit të furnizimit nga KEK

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
ZRrE njofton për afatin e fundit të furnizimit nga KEK

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga KEK-u, përmes mekanizmit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), se ky furnizim do të përfundojë më 30 korrik 2025, për ata që e kanë shfrytëzuar këtë shërbim që nga 1 qershori 2025.

ZRRE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që të lidhen sa më parë me një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji.

ZRRE gjithashtu bëri të ditur se vendimet e saj janë vlerësuar si të ligjshme edhe nga gjykatat, duke konfirmuar kështu se procesi i liberalizimit po zhvillohet në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi.

Postimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët lidhur me përfundimin e periudhës së furnizimit të garantuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF)

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke vepruar në përputhje me mandatin e saj ligjor sipas Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, njofton të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), se periudha maksimale e këtij furnizimi të garantuar përfundon më 30.07.2025, për konsumatorët që kanë shfrytëzuar këtë shërbim nga data 1 qershor 2025.

Furnizimi nga FMF është një masë e përkohshme që ka për qëllim sigurimin e vazhdimësisë së furnizimit me energji elektrike për konsumatorët të cilët, për çfarëdo arsye, kanë mbetur pa furnizues komercial. Ky furnizim i garantuar nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe nuk mund të vazhdohet pas datës së lartcekur.

ZRRE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike. Mosveprimi brenda afatit të paraparë do të rezultojë me ndërprerjen automatike të furnizimit me energji elektrike pas datës 30.07.2025, përkatësisht sipas afatit gjashtëdhjetë (60) ditor, pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është një proces që po zbatohet në përputhje të plotë me ligjin dhe praktikat më të mira rregullatore. Me kënaqësi ju informojmë se edhe Gjykatat, në rastet e shqyrtuara lidhur me këtë proces, kanë vlerësuar si të ligjshme dhe të bazuara vendimet e ZRRE-së, duke konfirmuar se veprimet tona janë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Për lehtësi, lista e furnizuesve të licencuar nga ZRRE është publikuar në ueb-faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org

ZRRE mbetet e përkushtuar të sigurojë një treg funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke garantuar transparencë, mbrojtje të konsumatorëve dhe siguri juridike në çdo hap të procesit”./teve1.info/

Tags: Energjia ElektrikeTeve1ZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi: Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi: Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë

Numërohen mbi 14% e votave me postë, LVV kryeson me mbi 63 për qind

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën