Pjesë e këtij Kuvendi zgjedhor ishte edhe kryetarja e partisë, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila tha se zgjedhjet brenda partisë nuk iu kanë sjellë nguti, duke pasur parasysh në radhë të parë shtetin.
“Nuk e kanë pritur organizmin tonë. Kanë menduar që ajo përpjekje politike e fillimit të vitit 2021 e identifikuar me presidenten Vjosa Osmani ishte për një palë zgjedhje dhe sa për të kryer radhën. Por edhe atëherë edhe sot themi: një herë shteti pastaj partia”, tha Gërvalla.
Madje, ajo thekson se “Lista GUXO nuk ka lindur në nëntor të vitit 2020 por ka lindur vite më parë pa ja ditur emrin askush”.
“Çdo lëvizje e suksesshme politike nuk lind sot për nesër. Lista Guxo nuk ka lindur në nëntor të 2020, ka lindur vite më parë, pa ja ditur emrin as ne, ka lindur si lëvizje brenda LDK-së, të njerëzve duke qenë pjesë e strukturave të LDK-së janë përpjekur që atë lëvizje kombëtare, atë lëvizje të fuqishme, mos ta lejojnë të degjeneroi paslufte, në një parti të interesave personale dhe koalicioneve dhe aleancave me krimin në Kosovë”, tha ajo