TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja paralajmëron Izraelin: “Të gjitha opsionet janë në tryezë” nëse nuk respekton premtimet për ndihmat humanitare në Gaza

by teve1
1 vit ago
2
A A
BE-ja paralajmëron Izraelin: “Të gjitha opsionet janë në tryezë” nëse nuk respekton premtimet për ndihmat humanitare në Gaza

Foto: AP

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka deklaruar se “të gjitha opsionet janë në tryezë” nëse Izraeli nuk përmbush zotimet e tij për të lehtësuar qasjen në ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

“Vrasja e civilëve që kërkojnë ndihmë në Gaza është e pajustifikueshme”, shkroi Kaja Kallas në një postim në mediat sociale, duke shtuar se kishte folur me Ministrin e Jashtëm Izraelit Gideon Saar “për të rikujtuar mirëkuptimin tonë mbi rrjedhën e ndihmës dhe për ta bërë të qartë” se ushtria izraelite “duhet të ndalojë së vrari njerëz në pikat e shpërndarjes”.

Më herët gjatë këtij muaji, Kallas deklaroi se Izraeli kishte pranuar të zgjerojë aksesin humanitar në Gaza, përfshirë rritjen e numrit të kamionëve me ndihma, pikave të kalimit dhe rrugëve drejt qendrave të shpërndarjes.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përkrahu qëndrimin e Kallas në një tjetër postim në rrjetet sociale, duke theksuar se Izraeli “duhet të përmbushë” premtimet e dhëna, transmeton Al Jazeera.

“Civilët nuk mund të jenë kurrë objektiva. Asnjëherë. Imazhet nga Gaza janë të padurueshme,” shkroi ajo.

“BE-ja përsërit thirrjen për një qarkullim të lirë, të sigurt dhe të shpejtë të ndihmës humanitare. Dhe për respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar. Civilët në Gaza kanë vuajtur tepër dhe për shumë kohë. Kjo duhet të ndalojë tani.”

Qëndrimet e larta të udhëheqësve evropianë vijnë mes raportimeve të përshkallëzuara për viktima civile në zonat ku shpërndahen ndihmat, duke ushtruar presion të shtuar mbi Izraelin për të lejuar ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza pa pengesa./teve1/

Tags: GazaIzraelTeve1Ursula von der Leyen
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën