TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GAP publikon raportin “Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës”

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
GAP publikon raportin “Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës”

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë. Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të disa produkteve kryesore bazike sikurse grurit, misrit, gazit, naftës, vajit dhe fertilizuesve, ku së bashku kanë nga 10 deri në 40% pjesëmarrje në eksportin botëror të këtyre produkteve.

Evropa, veçanërisht, del të jetë e varur nga Rusia në furnizimin me gaz në shkallën prej 44% të importit vjetor; qymyr 54%; dhe naftë 26%. Ngjashëm, rezervat e grurit në botë janë të pamfjatueshme që ta zëvendësojnë furnizimin nga Rusia për shkak të rendimentit të ulët në periudhën 2021-2022, në vende sikurse Kanada dhe SHBA, por edhe për shkak të tendencës së shteteve si Argjentina që të kufizojnë sasinë e grurit të eksportuar, pasi që synojnë të mbrohen nga inflacioni i brendshëm. Të gjitha këto japin indikacion për rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë përgjatë tërë vitit 2022, me pritshmëri që të mbesin të njëjta edhe në periudhën afatmesme.

Kosova është neto importuese e energjisë elektrike, naftës, grurit, misrit, vajit, dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit tonë. Edhe pse Kosova ka një pavarësi energjetike në një shkallë të lartë, vitin e kaluar kishte një rritje të theksuar të importit dhe kërkesës për energji, ku gjithsej kostoja e këtij importi ishte rreth 155 milionë euro. Për më shumë, të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se kërkesa për naftë në Kosovë nuk ka ndryshuar dy vitet e fundit, edhe pse kishte rritje të ndjeshme të çmimit. Pra, pavarësisht rritjes së madhe të çmimit të naftës në Kosovë, kërkesa mbetet shumë e lartë. Po ashtu, ekonomia e vendit tonë ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të importit të produkteve ushqimore dhe lëndës së parë.

Lidhur me situatën aktuale, Instituti GAP rekomandon që politikat e qeverisë duhet të jenë të atilla që nuk e stimulojnë kërkesën për këto produkte. Në këtë pikë, reduktimi i normave tatimore në të ardhurat personale për të gjithë qytetarët dhe mbështetja e nismave sikurse ajo për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti pensional, mund të prodhojnë kundërfekte në ekonomi. Është e rëndësishme që qeveria me të hyrat e arkëtuara përtej planifikimit, si rezultat i çmimeve të larta, të mbështesë edhe më shumë grupet më të pambrojtura të shoqërisë, që rrezikojnë të bien në varfëri, sikurse qytetarët që janë pjesë e Skemës së Ndihmës Sociale, ata që mund të humbin vendet e punës, etj.

Subvencionimi në fushën e bujqësisë në Kosovë dhe ulja e normës së akcizës për naftë për bujqit gjatë vitit 2022, dalin të jenë masa adekuate në mbulimin e rrezikut që bujqit të mos rrisin prodhimim e këtyre kulturave këtë vit, dhe një mbështetje e tillë duhet të bëhet në vazhdimësi deri në normalizimin e çmimeve. Institucionet duhet të konsiderojnë zgjedhjen e strategjive mbrojtëse për energji elektrike këtë vit, marrë parasysh indikacionet për çmime të larta të importit të energjisë elektrike edhe në periudhën afatmesme.

Raportin e plotë mund ta gjeni bashkangjitur duke klikuar  këtu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kushdo që mendon se mund ta sulmoj Kosovën do të mendoj dy herë

Kurti: Kushdo që mendon se mund ta sulmoj Kosovën do të mendoj dy herë

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Varroset polici që dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

Varroset polici që dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

Breshëri plumbash në Makoc: Dy persona qëlluan në një shtëpi, policia gjen 27 gëzhoja

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

Dy nxënës të një shkolle në Fushë Kosovë dyshohet se u dhunuan seksualisht, arrestohet një i dyshuar

Dy nxënës të një shkolle në Fushë Kosovë dyshohet se u dhunuan seksualisht, arrestohet një i dyshuar

97 mijë euro për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, opozita me kritika

97 mijë euro për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, opozita me kritika

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën