TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sindikata e Policisë reagon pas vendimit të Apelit ndaj policëve në Lipjan

by teve1
12 muaj ago
5
A A
Sindikata e Policisë reagon pas vendimit të Apelit ndaj policëve në Lipjan

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me rastin ndaj pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Lipjan, për të cilët ishte caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Sipas  SPK-së, ky vendim i Gjykatës së Apelit, që anulon aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe e kthen çështjen në rivendosje, është një hap i rëndësishëm drejt respektimit të parimeve të drejtësisë dhe të procesit të rregullt ligjor.

“Vendimi gjithashtu thekson mungesën e analizës së plotë të provave relevante dhe të besueshme, duke nënvizuar nevojën për qasje objektive dhe të paanshme në çdo rast që përfshin zyrtarë të rendit”, thuhet në reagim.

Sindikata e Policisë së Kosovës, po ashtu ka shprehur shqetësimin e saj për siç thuhet ‘mënyrën e papërgjegjshme dhe tendencioze të raportimit nga disa media të shkruara dhe elektronike, të cilat edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit vazhdojnë të përdorin gjuhë stigmatizuese, duke e cilësuar këtë rast si “vrasje” pa asnjë fakt, provë apo vendim përfundimtar gjyqësor’.

“Këto veprime jo vetëm që bien ndesh me etikën profesionale të gazetarisë, por rrezikojnë edhe perceptimin publik ndaj një institucioni kyç të sigurisë – Policisë së Kosovës”, theksohet në reagim.

Më tej, SPK-ja u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, ndërsa qytetarëve që të mos bien pre e ‘dezinformatave dhe etiketimeve të pabazuara’.

“SPK u bën thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, duke mos lejuar ndikime të jashtme, sidomos nga presioni mediatik, që cenon besimin qytetar dhe dëmton vetë procesin e drejtësisë. Njëherësh, SPK u bën apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave dhe etiketimeve të pabazuara. Policia e Kosovës është dhe mbetet në shërbim të rendit, ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke garantuar sigurinë e secilit qytetar në çdo cep të vendit. SPK do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të zyrtarëve policorë dhe të integritetit të Policisë së Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi të plotë për çdo përpjekje që synon të njollosë apo dëmtojë këtë institucion jetik për funksionimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.

Në fund të reagimit, sindikata ka paralajmëruar se në ditët në vijim, do të paraqesë ankesë zyrtare në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), për shkak të sipas tyre raportimit të njëanshëm dhe joetik të disa mediave që kanë deformuar realitetin dhe kanë praktikuar vetgjyqësi në publik para se organet e drejtësisë të marrin vendimin përfundimtar.

“Ky veprim i Sindikatës është në funksion të mbrojtjes së të vërtetës dhe të zyrtarëve policorë, por edhe të ruajtjes së dinjitetit dhe profesionalizmit në komunikimin publik”,

Gjykata e Apelit e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, për paraburgimin e 5 policëve të përfshirë në rastin e vdekjes së Agon Fejzullahut në Lipjan, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Vrasja e Agon Zejnullahut në Lipjan, anulohet vendimi për paraburgim për policët e përfshirë

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Ministria e Bujqësisë: Fermerët janë baza e prodhimit, veprimet e marra nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

BE-ja i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Në prag të Samitit të NATO-s, Erdogan zhvillon takim me Rutten në Ankara

Në prag të Samitit të NATO-s, Erdogan zhvillon takim me Rutten në Ankara

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën