TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse dështoi seanca në rastin “Banjska”?

Mungesa e dëshmitarit që në proces është anonim, bëri që gjyqi për rastin e njohur si “Banjska” të dështojë. Seanca do të vazhdojë të hënën, ku planifikohet dëgjimi i një dëshmitari tjetër, i cili po ashtu është anonim.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
1 0
A A

Të parët u paraqitën avokatët mbrojtës.

Pas kohës së planifikuar për seancë, erdhën edhe palët tjera në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të prangosur u sollën treshja, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Mirëpo, mungoi personi kryesor i kësaj seance.

“Konstatoj mosprezencën e dëshmitarit anonim A2, i cili ka qenë i planifikuar të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit për ditën e sotme. E kam të konfirmuar nga stafi i Gjykatës dhe dhoma teknike, ku ka qenë dashur që të paraqitet ky dëshmitar sot”, tha Arben Hoti – kryegjykatës.

Mirëpo, për këtë dëshmitar Prokuroria Speciale nuk u zmbraps për ta pasur në procesin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

“Autoritetet kompetente duhet të arrijnë ta kontaktojnë atë, që të jetë i mundur edhe dëshmia e tij në këtë gjykim. Për çka i propozoj Gjykatës që të vazhdojë më dëshmitarët e tjerë sipas listës së propozuar”, u shpreh prokurori Naim Abazi.

E gjithë seanca e së premtes ishte rezervuar për këtë dëshmitar anonim.

Rrjedhimisht, mungesa e tij solli ndërprerjen e seancës.

“Meqenëse kemi planifikuar tërë ditën me këtë dëshmitar anonim A2, konstatoj se në mungesë të këtij dëshmitari nuk mund të vazhdojmë me shqyrtimin gjyqësor. Andaj Gjykata merr aktvendim, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojmë me seancën e paraparë ditën e hënë, me dëshmitarin tjetër të radhës anonim”, u shpreh kryegjykatësi, Arben Hoti.

Gjyqi për të akuzuarit ndaj sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, do të vazhdojë për tre ditë javën e ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci

Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi për vrasjen e Diana Kastratit e vrarë më 18 maj të vitit 2011.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi për vrasjen e Diana Kastratit e vrarë më 18 maj të vitit 2011.

Gjendet pa shenja jete një person në Vitomiricë të Pejës

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

I mituri raporton se u kërcënua me thikë dhe sopat nga vëllai i tij

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohen katër shtetas turq, dyshohet se sulmuan një person dhe e mbajtën të mbyllur në veturë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohen tre persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën