TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Buja: Vendimi për “veteranët” nuk është i formës së prerë, kandidimi im në Lipjan është i ligjshëm

by Tëvë1
12 muaj ago
2
A A
Buja: Vendimi për “veteranët” nuk është i formës së prerë, kandidimi im në Lipjan është i ligjshëm

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka komentuar vendimin e Gjykatës lidhur me rastin e njohur si “Veteranët”, ku ai është shpallur fajtor, si dhe ndikimin e këtij vendimi në kandidimin e tij për zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Buja tha se e respekton vendimin e gjykatës, pavarësisht se e konsideron të padrejtë dhe jo përfundimtar.

“Unë kam qenë gjithmonë respektues i ligjeve. E kam thënë edhe në deklarimin tim publik se e respektoj edhe vendimin, edhe kur është i padrejtë. Ky është një dënim që nuk është vendim i formës së prerë”, deklaroi Buja.

Ai sqaroi se, përkundër këtij vendimi, kandidimi i tij është i ligjshëm dhe nuk bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet apo atë për Qeverisjen Lokale.

“Nëse do të ishte vendim i formës së prerë, nuk do të më lejohej kandidimi. Por nuk është, sepse Gjykata e Apelit duhet ta marrë atë vendim”, theksoi ai.

Buja po ashtu u pyet nëse ky rast do të ndikojë në garën për kryetar të Lipjanit. Ai e quajti vendimin politik dhe theksoi se qytetarët e kuptojnë lojën politike pas tij.

“Realisht, nuk ndikon në fitimin e Lipjanit. Njerëzit kur i shohin këto si skema politike… Edhe pse kam pasur të drejtë të kandidoj në këto 10 vite, menjëherë pas vendimit për të kandiduar vjen dënimi, i cili për neve është politik”, u shpreh Buja.

Ai mbetet i bindur se qytetarët do ta vlerësojnë punën e tij dhe do ta mbështesin në garën për udhëheqjen e komunës së Lipjanit.

Tags: "Mesditë"LipjanpdkShukri BujaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Belgjika eliminon Senegalin

Belgjika eliminon Senegalin

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën