TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump do të takohet me shefin e NATO-s pas njoftimit të planit për shitjen e armëve në Ukrainë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Trump do të takohet me shefin e NATO-s pas njoftimit të planit për shitjen e armëve në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të takohet këtë javë me presidentin amerikan, Donald Trump, vetëm pak kohë pas njoftimit të Trumpit për një plan të ri që përfshin shitjen e armëve aleatëve të NATO-s, të cilat më pas mund t’i kalojnë Ukrainës.

Rutte do të qëndrojë në Uashington të hënën dhe të martën, ku do të zhvillojë takime me Trumpin, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, si dhe me anëtarë të Kongresit amerikan, raporton AP.

“Do të takohem me sekretarin e përgjithshëm nesër,” u shpreh Trump të dielën në mbrëmje gjatë mbërritjes së tij në kryeqytet. “Do t’u dërgojmë atyre armë të avancuara dhe ata do të na i paguajnë 100%.”

Ndërkohë, senatori republikan Lindsey Graham, një nga mbështetësit kryesorë të Trumpit, deklaroi se konflikti në Ukrainë po i afrohet një momenti vendimtar.

Ai tha se Trump po tregon një interes të shtuar për të ndihmuar Ukrainën në përballjen me agresionin rus – një qëndrim që përfaqëson një ndryshim të qartë nga pozicionet e mëparshme të Trumpit, i cili e kishte cilësuar ndihmën për Ukrainën si një shpërdorim i fondeve të taksapaguesve amerikanë.

“Në ditët në vijim, do të shihni një rritje rekord të furnizimeve me armë për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës,” tha Graham në emisionin “Face the Nation” të CBS.

Ai shtoi: “Një nga gabimet më të mëdha që ka bërë Putin është që ka nënvlerësuar Trumpin. Por prisni dhe shikoni – në javët që vijnë do të ketë një përpjekje të madhe për ta detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Italia miraton ndalimin e burkës në shkolla dhe kufizon numrin e nxënësve të huaj

Italia miraton ndalimin e burkës në shkolla dhe kufizon numrin e nxënësve të huaj

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Ambasada amerikane: Presim të punojmë bashkë me Qeverinë për paqen dhe stabilitetin rajonal

Ambasada amerikane: Presim të punojmë bashkë me Qeverinë për paqen dhe stabilitetin rajonal

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

Fillon rishtaz gjykimi për masakrën në Mejë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve

Fillon rishtaz gjykimi për masakrën në Mejë, mbahet seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve

Haxhiu priti ambasadorin danez, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit

Haxhiu priti ambasadorin danez, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Tërmet në Maqedoni të Veriut

BQK forcon bashkëpunimin me Bankën Kombëtare të Kroacisë

BQK forcon bashkëpunimin me Bankën Kombëtare të Kroacisë

Hamza kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara: E respektojmë vendimin e Kushtetueses

Hamza kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara: E respektojmë vendimin e Kushtetueses

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën