TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK, LDK e AAK akuzojnë VV-në se do pushtet të plotë dhe të pakontrolluar

by teve1
9 muaj ago
0
A A
PDK, LDK e AAK akuzojnë VV-në se do pushtet të plotë dhe të pakontrolluar

Edhe pas dështimit të 46-të të seancës konstituive të Kuvendit, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk janë larguar nga salla.

Ish-opozitarët përmes deklarimeve të tyre në foltoren e Kuvendit kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk dëshiron ta ndajë pushtetin pasi sipas tyre e dëshiron të plotë dhe të pakontrolluar.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ndër të tjera e ka cilësuar si sabotim të qëllimshëm të shtetit dhe demokracisë.

“Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit dhe demokracisë. VV-ja nuk dëshiron ta ndajë pushtetin, sepse do pushtet të plotë dhe të pa kontrolluar. Pushtetin nuk e sheh si përgjegjësi publike por si pronë privatë. VV-ja kur hyn në Kuvend flet për bashkëpunimin me LDK-në, i duan të gjithë, edhe votat e Listës Serbe. VV-ja nuk do partnerë qeveritarë, do vasalë”, ka thënë Zemaj.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku ka thënë se që nga pavarësia e Kosovës, Kosova asnjëherë nuk është përballur me një papërgjegjësi kaq të madhe institucionale, e krejt kjo sipas tij, si pasojë e egos së pa kontrolluar për pushtet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“A shihni si vijnë e shkojnë sikur ua ka borxh ky vend, kemi një lloj arrogance e shpërfillje. Kjo vjen si rezultat kur u jepet mundësia atyre që në fakt nuk kanë asnjë kontribut dhe rrjedhimisht as nuk mbajnë përgjegjësi për shtetin…Prej pavarësis,ë asnjëherë më parë Kosova nuk është përballur me një papërgjegjësi kaq të madhe institucionale, sikurse tani duke vënë në dilemë aftësinë tonë shtetndërtuese, krejt kjo si pasojë e kryengritësisë dhe egos së pakontrolluar për pushtet absolut nga Kurti, i cili është bërë shembulli më i referuar për premtime manipulative me synimin e vetëm t’i mbajë votuesit të cilët i ka kualifikuar si analfabet funksional”, tha Demaku.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është shprehur se më 26 korrik bëhen një muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituim të Kuvendit, ndërsa LVV-ja sipas saj, nuk ka angazhim as ditorë, javorë e mujorë për të konstatuar Kuvendin e Kosovës.

Kadrjaj theksoi se kjo po bëhet qëllimshëm për bojkot të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Këtu në sallë kemi ngelur vetëm deputetët e ish opozitës, ndërsa të gjithë tjerët e kanë braktisur këtë sallë në mënyrë që të mos ballafaqohen me realitetin. Më datë 26 është data kur bëhen një muaj e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne po e shohim çfarë angazhimi ka LVV-ja, nuk a as ditore, javore e mujore, në vend që t’i rriten numrat për komisionin, ne kemi pasur vetëm 43 vota që kanë qenë për. Kjo po shihet qëllimi dhe angazhimi i LVV-së për bojkot të konstituimit të Kuvendit të Kosovës’, tha Kadrijaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti kërkon hetim nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën