Në njoftimin për media nga LDK-ja kanë thënë se me këtë rast, Abdixhiku, theksoi se bukuritë tona janë të përbashkëta, ndaj dhe angazhimi i përbashkët në promovimin dhe zhvillimin e turizmit në vendet tona është i domosdoshëm.
“Kumbaro, pasi që vlerësoi qasjen e Abdixhikut për angazhim të përbashkët, shpalosi edhe pjesë nga plani për krijimin e hartës së përbashkët turistike”, thuhet në njoftim. /teve1.info/