TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit, alternativë e mbrojtjes për të zvarritur procedurën

by Tëvë1
10 muaj ago
3
A A
Avokati i familjes së Liridona Ademajt: Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit, alternativë e mbrojtjes për të zvarritur procedurën

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Sipas raportit të siguruar nga Tëvë1, Murseli është vlerësuar si plotësisht i përgjegjshëm dhe pa çrregullime mendore.

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raportin zyrtar.

Tutje, në dokument sqarohet se nuk janë gjetur as dëshmi për abuzim me substanca psikoaktive apo alkool.

“Nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive ose alkool. Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.

E për këtë, avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leotrim Sylaj ka deklaruar se ekzaminimin e Naim Murselit e ka mirëpritur familja e të ndjerës tashmë, Liridona Ademajt.

Pasi që sipas tij, familja Ademaj ka qenë gjatë gjithë kohës e shqetësuar për faktin se mund të gjenden procedurat e tjera alternative për shpëtimin e Naim Murselit nga përgjegjësia penale.

Madje për kërkesën nga ana e mbrojtjes të Naim Murselit për ekzaminim, sipas avokatit është njëra nga alternativat e mbrojtjes për të zvarritur procedurën.

“Ekzaminimi i Naim Murselit ka përfunduar dhe sot e kemi pranuar në formën elektronike të njëjtin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pranimi i këtij ekzaminimi dhe përmbajtja e tij është konfirmimi i asaj që kemi besuar edhe mëherët që Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor apo paftësi mendore çfarëdo lloji dhe mendojmë që është betonim i asaj që kemi thënë por që e kemi mirëpritur, sidomos familja të cilët kanë qenë të shqetësuar gjatë gjithë kësaj kohe në mos mund të gjenden procedurat e tjera alternative për shpëtimin e Naim Murselit nga përgjegjësia penale kështu që padyshim e kemi mirëpritur. Ne mendojmë se kjo kërkesë është njëra nga alternativat e mbrojtjes  për të zvarritur procedurën”, ka deklaruar avokati./teve1.info/

Tags: AvokatiFamilja Ademajnaim murseliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës

Haxhiu: Në Dubravë, shteti serb veproi si aparat vrasës

Hamza dhe ambasadori gjerman flasin për procesin zgjedhor të 7 qershorit

Hamza dhe ambasadori gjerman flasin për procesin zgjedhor të 7 qershorit

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

​KQZ: Mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Prokuroria kërkon paraburgim për Korab Gashin, i arrestuar për grabitjen në Suharekë

Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë për kredi të paautorizuar në emër të një gruaje

Gërvalla: Ulja e tarifave në drejtësi ka lehtësuar barrën financiare për qytetarët

Gërvalla: Ulja e tarifave në drejtësi ka lehtësuar barrën financiare për qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën