TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gecaj për deklaratën e Trumpit: E befasueshme, tingëllon për një konsum të një audience të caktuar

by Tëvë1
7 muaj ago
4
A A
Gecaj për deklaratën e Trumpit: E befasueshme, tingëllon për një konsum të një audience të caktuar

Ish-koloneli, Hysen Gecaj ka komentuar deklaratën e presidentit të ShBA-së, Donald Trump për parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë, duke thënë se kjo deklaratë tingëllon për një konsum të një audience të caktuar.

Në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Gecaj thotë se NATO dhe KFOR-i ofrojnë siguri për shtetin e Kosovës dhe parandalojnë një kërcënim eventual nga ana e Serbisë.

“Është e paqartë se kujt i është drejtuar presidentja Osmani, duke pasur parasysh që deklarata e presidentit Trump e përshkruan situatën konkrete dhe atë që ka qenë e mundshme të ndodhë në situatën për të cilën flet presidenti Trump por që publikisht nuk dihet shumë qartë se për çfarë po bëhet fjalë, natyrisht është e qartë se Serbia është një kërcënim jo vetëm për Kosovën po për regjionin në përgjithësi dhe është NATO dhe KFOR-i që në fakt ofrojnë siguri shtetit të Kosovës dhe në njëfarë mënyre shërbejnë si parandalues të ndonjë kërcënimi eventual nga ana e Serbisë. Prandaj, deklarata e befasishme e Trump se e parandaloi një sulm në Kosovë është një deklaratë e cila ma tepër tingëllon si një deklaratë e cila është për një konsum të një audience të caktuar se sa përshkruan një audiencë reale më konkrete”, ka deklaruar Gecaj.

Më tej, ai ka thënë se Vuçiq e ka të vështirë të bëjë një hap konkret me ushtri drejt Kosovës, që sipas tij ai mund ta shfrytëzojë këtë situatë me deklarime politike.

Ndërkohë, ish-koloneli u shpreh se Kosova vazhdon të ketë tensione me Serbinë, gjë që sipas tij ato nuk janë tërhequr asnjëherë. Tutje, Gecaj thotë se tensionet manifestohen në forma të ndryshme duke përfshirë luftën hibride.

Ndryshe, ai këto deklarata të presidentit Trump i cilëson të keqpërdorura nga liderët e Kosovës, ku sipas tij po i bëjnë dëm vendit.

“Presidenti Vuçiq edhe po të dojë në këto rrethana çfarë është Serbia e ka të vështirë që të nis një hap konkret me ushtri drejt Kosovës, por ai mund ta shfrytëzoj këtë situatë me deklarime politike të cilat do të tërhiqnin vëmendjen e popullatës serbe rreth situatës në të cilën ai do ta krijonte në imagjinatën e tij, por në veprimet konkrete është bukur shumë i komplikuar…. Tensione kemi edhe sot me Serbinë, ato nuk janë tërhequr asnjëherë sepse manifestohen në forma të ndryshme të Kosovës, qoftë përmes luftës hibride, qoftë përmes ndikimeve të ndryshme përmes grupeve të qytetarëve dhe pa dëgjueshmërisë të qytetarëve serb. Për të pasur një luftë të armatosur ose një sulm me Kosovën, Serbisë i duhen shumë përgatitje të tjera më të mëdha të cilat janë më të dukshme dhe do t’i bien në sy secilit shërbime serioz i cili merret me parandalimin e këtyre veprimeve. Këto deklarata janë shumë më tepër deklarata politike të cilat po keqpërdoren për fat të keq nga liderët tanë të cilët nuk janë të vetëdijshëm që shumë më tepër po i bëjnë dëm Kosovës me këto deklarata”, është shprehur ai tutje./teve1.info/

Tags: Hysen gecajKosove - SerbiSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Brenda katër vjetëve u lindën mbi 100 mijë fëmijë në Kosovë

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Brenda katër vjetëve u lindën mbi 100 mijë fëmijë në Kosovë

Ngritja e çmimit të arit vazhdon për të katërtin muaj radhazi

Bie vlera e arit dhe argjendit

Ansambli “Shota” kremton 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me program artistik dhe edukativ

Ansambli “Shota” kremton 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me program artistik dhe edukativ

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën