TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia fillon ndryshimet në nivelin komandues në disa komuna

Komandanti i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje. Ai ka thënë që ky akt moral ka ardhur pas dyshimeve për përfshirje të pesë policëve në vdekjen e qytetarit Agon Zejnullahu. Në vend të Gashit është emëruar Brahim Shtatrolli.

by Venhar Isufi
7 muaj ago
4 0
A A

Pas dyshimeve se 5 policë janë përfshirë në vdekjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan, kanë filluar ndryshimet në nivelin komandues në drejtorinë e stacionit policor  në këtë komunë.

I pari që dha dorëheqje morale është komandanti i stacionit, Argjend Gashi.

Kapiteni Gashi,  ka konfirmuar për Tëvë1 se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, në shenjë përgjegjësie morale pas zhvillimeve të fundit në lidhje me rastin.

“Kam dhënë dorëheqje në mënyrë morale. E kam dorëzuar sot te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, por ende nuk është konfirmuar. Kjo nuk lidhet vetëm me rastin në Lipjan, por edhe me arrestimin e zyrtarëve policorë. Pres që dorëheqja ime morale të aprovohet nga drejtori i përgjithshëm”, deklaroi ish-komandanti i Policisë së rajonit të Lipjanit.

E pranimin e dorëheqjes së kapitenit Gashi, e konfirmoi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për Tëvë1.

Ndërkaq, Drejtoria për Informim e Policisë së Kosovës, përmes zëdhënësit Baki Kelani kanë konfirmuar se në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjend Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, tha Kelani.

Burimet e televizionit bëjnë me dije se të enjten Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku pritet ndryshime të tjera komanduese në disa komuna, ditëve në vijim.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se në raste të tilla, ekziston e drejta morale për dorëheqje megjithatë thotë që përgjegjësia për rastin nuk bie mbi supet e komandantit.

“Në raste të tilla, është e drejtë morale të jap dorëheqje sepse kemi parë edhe vende të tjera ku ndodhin raste të tilla, jep dorëheqje, sepse dorëheqja është morale. Ndërsa në aspektin ligjor përgjegjësia e komandantit të stacionit policor nuk bije mbi të sepse edhe përgjegjësia është individuale dhe një grupi të caktuar të policëve të cilët kanë marrë pjesë në neutralizimin dhe arrestimin e një personi. Dhe kësisoj askush nuk bartë përgjegjësitë e tjetrit, përgjegjësia është individuale”, tha Islami.

Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan të mërkurën ia ka caktuar paraburgimin për një muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

Ata  dyshohen për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën