TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

8 vite burg për personin që shkaktoi aksidentin ku vdiqën 5 persona në Ferizaj

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
8 vite burg për personin që shkaktoi aksidentin ku vdiqën 5 persona në Ferizaj

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Musliu u shpall të premten nga gjyqtarja e çështjes, Kadrije Goga-Lubishtani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Goga-Lubishtani bëri të ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ndryshe, Erton Musliu është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 5 tetor 2021.

Sipas aktakuzës, më 6 qershor 2021, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare të Komunës së Ferizajt, i pandehuri duke drejtuar automjetin të markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika”, me dashje eventuale shkel nenin 53, paragtafin 1 të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.

Aty thuhet se duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim, si dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe kishte kaluar në shiritin e majtë rrugor, me ç’rast më pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II” në pjesën e përparme të anës së majtë, i cili automjet ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj.

Në aktin akuzues thuhet se në këtë aksident, në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë N.R., Xh.R., S.R. dhe i mituri Y.R., kurse I.R. ndërron jetë më pas në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu, thuhet se L.H. person lëndime të rënda trupore, kurse Y.H. lëndime të lehta.

Me këtë, Erton Musliu akuzohej se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës dënohet me burgim prej tre deri në 12 vjet.

Ndryshe, nga 6 qershori deri më 25 shtator 2021, Musliu ka qëndruar në paraburgim, kurse nga 25 shtatori e deri më 25 tetor atij i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

​Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së

Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën