TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

by teve1
1 vit ago
2
A A
Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën ka zyrtarizuar Driton Selmanajn si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, Selmanaj vjen në këtë garë me gatishmëri të plotë për të hapur një faqe të re në këtë komunë ‘ku përparësitë nuk janë ndarjet partiake, por nevojat e qytetarëve’.

“Sonte u mbledhëm në një nga qytetet më të bukura të Kosovës, në njërin ndër më të vjetrit, më të pasurit dhe më të dashurit. Ishim në Prizren – në kryeqytetin e shpirtit tonë historik, në vendin ku është rrahur zemra e identitetit tonë kombëtar, në vendin ku është thurur Lidhja që i dha popullit tonë shpresë e rrugë drejt lirisë. Aty zyrtarizuam kandidatin tonë për zgjedhjet e ardhshme lokale, Driton Selmanajn. Dritoni vjen në këtë garë me përgatitje profesionale dhe me gatishmëri të plotë për të hapur një faqe të re në Prizren. Një faqe ku përparësitë nuk janë ndarjet partiake, por nevojat e qytetarëve. Ku prioritet nuk është retorika, por zhvillimi – i vërtetë, i matur, i planifikuar. Sepse qyteti ka nevojë për të rindërtuar besimin me qytetarët. Ka nevojë për shërbime publike më të mira, për infrastrukturë moderne, për investime në arsim, në kulturë, në turizëm, në teknologji. Ka nevojë për planifikim urban që mbron trashëgiminë, por hap rrugë për të ardhmen. Ka nevojë për investime në rininë e këtij qyteti – për të cilën LDK ka një plan të qartë: të ofrojë mundësi, të ndërtojë institucione, të hapë vende pune, të krijojë hapësira kulturore. Dhe në këtë betejë, Driton Selmanaj është i gatshëm. Ai e kupton që Prizreni nuk është një qytet që kërkon spektakël – por një qytet që kërkon përkushtim. Dhe këtë ai është gati ta jape”, ka shkruar ai në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit zhvendosen para objektit të EULEX-it, hidhen gurë dhe mjete piroteknike

Protestuesit zhvendosen para objektit të EULEX-it, hidhen gurë dhe mjete piroteknike

Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur

Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Protestat në Prishtinë, dy persona u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën