TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OJQ-të ftojnë Bërnabiqin të reagojë ndaj gjuhës së urrejtjes së Vulinit ndaj shqiptarëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
OJQ-të ftojnë Bërnabiqin të reagojë ndaj gjuhës së urrejtjes së Vulinit ndaj shqiptarëve

Siç thuhet në deklaratën e përbashkët, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë dhe kryeministres Ana Bërnabiq që të reagojnë dhe të dënojnë faktin se Vulini vazhdon të përdorë një emërim fyes për shqiptarët.

Ata deklaruan se Vulin ka përdorur disa herë një emërim fyes më 20 maj, duke folur për shqiptarët dhe se deklarata e tij për media është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Gjyqësori i Serbisë, në vitin 2018, përcaktoi se fjala ‘shiptar’ ishte fyese dhe është shënuar si gjuhë urrejtjeje. Zyrtarët publikë që përdorin gjuhën e urrejtjes nuk e kanë vendin në pushtet”, shtohet në deklaratë.

Këto organizata joqeveritare theksuan se gjuha e urrejtjes minon përhapjen e vlerave evropiane në shoqëri, sundimin e ligjit dhe funksionimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante.

“Retorika e përdorur nga ministri Vulin në fjalimin e tij është e njëjtë me atë të përdorur nga mediet dhe zyrtarët gjatë viteve ’90, për të dehumanizuar popullatën shqiptare dhe për të nxitur ngacmimet, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe në fund krimet e luftës në Kosovë”, kanë theksuar në deklaratë organizatat joqeveritare.

Kjo deklaratë e përbashkët është nënshkruar nga organizatat relevante nga Serbia dhe Kosova, si dhe profesoresha e Universitetit të Beogradit, Jelena Lonçar dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, Rrahim Salihi, Valon Arifi dhe Vjollca Arifi.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dërgon rregullisht komunikata për media, të nënshkruara nga ministri Vulin, në të cilat përdoret një term përçmues për shqiptarët./eo

Tags: OJQShqiptaretvulini
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Lirohet për qarkullim rruga në fshatin Sojevë

Lirohet për qarkullim rruga në fshatin Sojevë

Peja angazhon fundor amerikan

Peja angazhon fundor amerikan

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Trepça e fortë për Prishtinën

Shkëlqen Gruda, Man. Unitedi eliminohet nga FA Cup

Shkëlqen Gruda, Man. Unitedi eliminohet nga FA Cup

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Bëri manovra, gjobitet shoferi që rrezikoi pjesëmarrësit në trafik

Barcelona vs Real Madrid këto janë formacionet

Barcelona vs Real Madrid këto janë formacionet

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Në Drenas të hënën nuk nis gjysmëvejtori i dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën