TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada Gjermane i reagon Petkoviqit: Vendos rregull në shtëpi, para se ta qortosh Kosovën

by Tëvë1
1 vit ago
9
A A
Ambasada Gjermane i reagon Petkoviqit: Vendos rregull në shtëpi, para se ta qortosh Kosovën

Ambasada Gjermane thotë se e ka marrë parasysh letrën e fundit të drejtorit të së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq i cili i ka bërë thirrje BE-së që t’ia ndalojë së ndërtuari Kosovës dy urat shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një përgjigje për tëvë1, Ambasada Gjermane i ka bërë thirrje Kosovës që të përmbahet nga veprimet përshkallëzuese.

Madje, ambasada ka thënë se përderisa udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit terrorist në Banjskë, është i lirshëm, kjo e minon përpjekjet për të ndërtuar besim dhe përgjegjësi në rajon.

“Ambasada Gjermane ka marrë parasysh letrën e fundit të Dr. Petar Petkoviq, i cili u bën thirrje Bashkimit Evropian, shteteve anëtare të tij dhe akterëve të tjerë që të ndalojnë, siç e përshkruan ai, “veprimet përshkallëzuese të Prishtinës,” konkretisht ndërtimin e planifikuar të dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Siç kemi theksuar vazhdimisht në përgjigjet tona ndaj pyetjeve të mëparshme të mediave, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga veprimet përshkallëzuese.

Megjithatë, thirrjet për de-përshkallëzim duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. Nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masat ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjskë. Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoiçiq, e pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon seriozisht përpjekjet për të ndërtuar besim dhe përgjegjësi në rajon.

Në gjermanisht themi, “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” — së pari pastro para derës tënde. E përshtatur në situatën aktuale, kjo fjalë e urtë na kujton se duhet të vendosësh rregull në shtëpinë tënde përpara se të qortosh vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj. Mosveprimi ndaj ndjekjes penale të autorëve të dhunës është po aq i dënueshëm dhe kundërproduktiv sa çdo masë e pakoordinuar e Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës./teve1.info/

Tags: Ambasada gjermaneBEPetkoviqTeve1urat ne Mitrovice
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

​Aksident trafiku në Rudare, përfshihet edhe automjeti i KFOR-it

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Arrestohen disa persona në Poloni pas kërcënimeve për sulme në shkolla

Arrestohen disa persona në Poloni pas kërcënimeve për sulme në shkolla

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

​Aksident trafiku në Rudare, përfshihet edhe automjeti i KFOR-it

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vitet e fundit

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vitet e fundit

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën