Sot në ora 20:00, Drita dhe Llapi do të ballafaqohen në finale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por pak orë para ndeshjes ekipi llapjan është duke marrë një përkrahje të veçantë në dhomën e Kuvendit te Kosovës, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka hyrë me një dukje të veçantë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, është kthyer në seancën e së enjtes të Kuvendit me një dukje të veçantë.
Haziri ka veshur fanellën e klubit të futbollit Llapi, për të treguar mbështetjen për klubin që sonte luan finalen e Kupës së Kosovës. Skuadra nga Podujeva është kampione në fuqi e Kupës. /Tëvë1/