I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, Krasniqi ka thënë se Vushtrria ka traditë në bujqësi, duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës ka bërë kërkesë të vazhdueshme për t’i rritur vlerën e subvencioneve.
Ai më tej ka potencuar se PDK-ja edhe pse në opozitë do t’i mbrojë interesat e të gjithë fermerëve.
“Vushtrria ka traditë të gjatë në bujqësi. Por përtej kësaj, unë e di nga përvoja ime sa kam qenë ministër se këtu ka fermer nga fusha të ndryshme. Dhe në këto vite, normalisht që nuk hjeket interesimi edhe pse skam qenë drejtpërdrejt i involvuar. Ne kemi bë kërkesë të vazhdueshme me i rritë vlerën e subvencioneve. E morra me keqardhje informacionin që ketë vit kemi sipërfaqe me pak të mbjellura me grurë”, ka deklaruar Krasniqi.
Gjatë kësaj vizite në Vushtrri, Krasniqi ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës duke thënë se nuk ka realizuar asnjë premtim sa i përket programit për bujqësinë.
“Pra realisht nuk e kam qëllimin veç me kritiku qeverinë, por duhet të jenë më të vëmendshëm sepse deri sot ka pasur vetëm improvizim. Premtimet që ka me pas çmime referente, ku janë ato? Krejt programin e bujqësisë të Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit kur e lexoni, të mujshi me i gjete dy premtime që i kanë realizuar, unë e tërhjeki fjalën. Por s’mund ta gjeni asnjë, asnjë prej programit të bujqësisë nuk mundeni me e gjete që e kanë përmbush”, ka theksuar Krasniqi