TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump kërkon që të anulohet gjyqi për korrupsion i Netanyahut

by teve1
1 vit ago
1
A A
Trump kërkon që të anulohet gjyqi për korrupsion i Netanyahut

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Izraeli të anulojë gjyqin për korrupsion ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, ose t’i akordohet falje, duke e quajtur procesin gjyqësor një “gjueti shtrigash”. Komentet e tij u publikuan të mërkurën në platformën e tij, Truth Social.

“Gjyqi i Bibi Netanyahut duhet të ANULOHET, MENJËHERË, ose t’i jepet falje një Heroi të Madh që ka bërë aq shumë për Izraelin,” shkroi Trump, duke shtuar se kishte mësuar që Netanyahu do të paraqitej sërish në gjykatë të hënën.

Trump ka qenë përkrahës i fuqishëm i Netanyahut, i cili u padit në vitin 2019 për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit publik, akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht.

Gjyqi nisi në vitin 2020 dhe përfshin tre raste të ndara. Marrja në pyetje e Netanyahut rifilloi më 3 qershor në Tel Aviv dhe pritet të zgjasë rreth një vit.

Ndërsa disa nga aleatët e Netanyahut e mirëpritën mbështetjen e Trump, të tjerë në Izrael e kritikuan ndërhyrjen e tij si të papërshtatshme, raporton Al Jazeera.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, që ka autoritet për të dhënë falje presidenciale, u citua nga mediat lokale të ketë thënë se “një falje nuk është aktualisht në tryezë” dhe se “nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare” për të.

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, reagoi ashpër, duke deklaruar:

“Me gjithë respektin për Trumpin, ai nuk duhet të ndërhyjë në një proces ligjor në një vend të pavarur. Kjo është një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Netanyahut në lidhje me luftën në Gaza – një ‘kompensim’ politik tipik i stilit Trump.”

Ariel Kellner, deputet i partisë Likud të Netanyahut, gjithashtu refuzoi ndërhyrjen e Trump:

“Jam kundër çdo përzierjeje të politikës së jashtme në punët e brendshme të Izraelit. Është koha që sistemi ynë gjyqësor të bëjë pak vetëanalizë.”

Komentet e Trump vijnë vetëm një ditë pasi ai kritikoi publikisht Izraelin për sulmet e tij ajrore ndaj Iranit, të cilat ndodhën pas një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA.

“Sapo arritëm marrëveshjen, Izraeli hodhi një sasi bombash që nuk i kam parë kurrë më parë. Nuk jam i kënaqur,” tha Trump për gazetarët.

Ndonëse Trump nuk ka autoritet për të ndikuar drejtpërdrejt në sistemin ligjor të Izraelit, deklaratat e tij kanë shkaktuar debat të gjerë për pavarësinë e drejtësisë izraelite dhe ndikimin e politikës së jashtme në çështjet e brendshme të vendit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën