TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekretari amerikan i Mbrojtjes njofton hetim për rrjedhjen e informacionit të inteligjencës

by teve1
1 vit ago
2
A A
Sekretari amerikan i Mbrojtjes njofton hetim për rrjedhjen e informacionit të inteligjencës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë gjetjet paraprake të inteligjencës amerikane, sipas të cilave sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit kanë vonuar programin bërthamor të Teheranit vetëm për disa muaj.

Trump u shpreh me vendosmëri se rezultatet e operacionit ishin “zhdukje e plotë,” duke sfiduar vlerësimet e agjencive të inteligjencës.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se do të nisë një hetim për të zbuluar se kush ka rrjedhur gjetjet paraprake të inteligjencës, të cilat tregojnë se ndikimi i sulmeve ka qenë më i kufizuar sesa ishte pretenduar fillimisht, ka raportuar AP.

“Ishte një raport paraprak, me besueshmëri të ulët,” tha Hegseth, ndërkohë që Trump po takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në samitin në Hagë.

Deklarata e Hegsethit vjen në një moment kur janë shtuar debatet në Uashington mbi përmasën reale të efektit të sulmeve amerikane dhe saktësinë e informacionit të shpërndarë për publikun dhe aleatët.

Trump gjithashtu bëri një krahasim historik, duke e lidhur sulmin me fundin e Luftës së Dytë Botërore. “Ai goditje i dha fund luftës. Nuk dua të përdor një shembull të Hiroshimës. Nuk dua të përdor një shembull të Nagasakit,” tha Trump. “Por kjo ishte në thelb e njëjta gjë. Kjo i dha fund asaj lufte.”

Megjithatë, ekspertët dhe disa zyrtarë të inteligjencës mbeten skeptikë, duke theksuar se sulmet kanë ndikuar vetëm përkohësisht programin bërthamor iranian dhe nuk kanë shkatërruar plotësisht kapacitetet e Teheranit.

Hetimi i nisur nga Sekretari i Mbrojtjes synon të gjejë burimin e rrjedhjes së informacionit, një ngjarje që sipas zyrtarëve mund të dëmtojë besueshmërinë dhe sigurinë e agjencive amerikane të inteligjencës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën