TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli sulmon objektiva të qeverisë iraniane

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Izraeli sulmon objektiva të qeverisë iraniane

Të hënën, ushtria izraelite njoftoi se kishte ndërmarrë sulme ndaj qendrave komanduese të Gardës Revolucionare iraniane dhe forcave të tjera të sigurisë së brendshme, të cilat ajo i cilësoi si përgjegjëse për “ruajtjen e stabilitetit të regjimit”.

“Këto forca përbëhen nga struktura të ndryshme komanduese dhe veprojnë në emër të ushtrisë së regjimit iranian për të mbrojtur sigurinë kombëtare, për të shtypur kërcënimet dhe për të ruajtur stabilitetin e pushtetit,” thuhet në një deklaratë zyrtare, sipas Reuters.

Sulmet izraelite në Teheran vinë teksa më herët Irani lëshoi një serie raketash dhe dronësh të lëshuar drejt Izraelit, pas bombardimeve masive të ndërmarra një ditë më parë nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump kundër tri impianteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Izraeli konfirmoi gjithashtu se kishte goditur rrugët përreth objektit të pasurimit të uraniumit në Fordow për të kufizuar aksesin në zonë.

Ky impiant nëntokësor ishte një nga objektivat e sulmuar nga SHBA të dielën dhe, sipas raportimeve nga televizioni shtetëror iranian, u godit përsëri të hënën.

Nuk është bërë ende e ditur shkalla e dëmeve apo se kush ishte përgjegjës për sulmin e fundit, megjithëse Izraeli ka deklaruar më parë se po ndërmerrte sulme ajrore ndaj Iranit.

Ndër objektivat e goditur në kryeqytetin iranian ishte edhe burgu Evin si dhe selia e sigurisë së Gardës Revolucionare, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

“Diktatori iranian do të përballet me një ndëshkim të ashpër për sulmin ndaj frontit të brendshëm izraelit,” tha ministria në një deklaratë.

Tags: IranisraelTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta po hetohen nga Policia

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

​Qeveria në kërkim të një partneriteti publiko privat për modernizmin e Trepçës

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me diell dhe vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën