TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Departamenti i Shtetit lëshon paralajmërime për qytetarët amerikanë në Lindje të Mesme

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Departamenti i Shtetit lëshon paralajmërime për qytetarët amerikanë në Lindje të Mesme

Departamenti i Shtetit ka dyfishuar numrin e fluturimeve emergjente për evakuimin e qytetarëve amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Izraeli.

Ai poashtu ka urdhëruar largimin e stafit jo-thelbësor nga Ambasada Amerikane në Liban dhe ka shtuar paralajmërimet për udhëtime në Lindjen e Mesme, për shkak të shqetësimeve për hakmarrje të mundshme iraniane pas sulmeve amerikane mbi objektet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës.

AP ka raportuar se, të dielën, Departamenti i Shtetit publikoi një alarm të përgjithshëm, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë jashtë vendit të jenë të kujdesshëm.

“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në rajon,” thuhej në njoftim. “Ekziston rreziku për protesta dhe veprime kundër interesave amerikane në vende të ndryshme.”

Në një deklaratë tjetër të së dielës, Departamenti njoftoi se kishte urdhëruar largimin e stafit jo-thelbësor dhe familjeve të tyre nga Ambasada Amerikane në Bejrut, për shkak të gjendjes së paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të sigurisë në Liban.

Ndërkohë, nuk u përmendën plane për evakuim të organizuar për qytetarët amerikanë privatë në Liban, të cilëve iu rekomandua të përdorin fluturime komerciale.

Njëkohësisht, SHBA ka lëshuar paralajmërime sigurie për qytetarët e saj në Arabinë Saudite dhe Turqi. Në Arabinë Saudite, personelit diplomatik u është kërkuar të kufizojnë udhëtimet jo-thelbësore, veçanërisht në afërsi të bazave ushtarake.

Ndërsa në Turqi, personeli amerikan është udhëzuar të mbajë profil të ulët dhe të shmangë udhëtimet personale në Konsullatën e SHBA-së në Adana, ku ndodhet edhe baza ajrore e NATO-s në Incirlik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Tre të arrestuar në Drenas për organizim dhe pjesëmarrje në grup kriminal

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

FFK-ja mban sot Kuvendin Zgjedhor, Agim Ademi pranë mandatit të tretë si kryetar

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Sot hidhet shorti për FIBA Women’s European Championship për shtetet e vogla dhe grupmoshat e reja

Sot hidhet shorti për FIBA Women’s European Championship për shtetet e vogla dhe grupmoshat e reja

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

Bitcoin kapërcen vlerën rekord të 120 mijë dollarëve

Vazhdon rënia e Bitcoin-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën