TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis gjykimi në mungesë për Masakrën e Mejës

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Nis gjykimi në mungesë për Masakrën e Mejës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës.

Me propozim të Prokurorisë, gjykimi do të mbahet në mungesë të të akuzuarve meqë asnjëri prej tyre nuk ka qenë i qasshëm për institucionet e drejtësisë.

Aktakuza, e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe e plotësuar në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona, ndër të cilët i dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Franko Simatoviq “Frenki”, komandant i Njësisë për Operacione Speciale (JSO), e formuar nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Serbisë në fillim të viteve ’90; Sreten Çamoviq, ish-shef i Sigurisë; Verolub Zhivkoviq, ish-shef i Shtabit të Korpusit të Prishtinës; Illija Todorov, ish-komandant i Brigadës së 63-të Parashutiste, dhe Dragan Zhivanoviq, ish-komandant i Brigadës së 52-të Raketore të Artilerisë.

Në mesin e të akuzuarve për krimet në Mejë dhe fshatrat tjerë përreth Gjakovës janë edhe zyrtarë të tjerë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët akuzohen për planifikimin dhe zbatimin e operacionit “Lumi i keq”, gjatë të cilit u vranë 370 civilë shqiptarë.

Ata akuzohen për vrasje, dhunë fizike dhe seksuale, tortura, plaçkitje dhe dëbim etnik të shqiptarëve.

“…kanë filluar që të shtënë në drejtim të fshatrave me artileri të rënd duke bombarduar çdo fshat dhe çdo shtëpi dhe në fund kanë hyrë me këmbësori në të gjitha fshatrat e lartcekura dhe duke shkuar shtëpi për shtëpi, nën kërcënimin e armëve me forcë dhe kanosje, i detyrojnë civilët që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke i grumbulluar në vende të caktuara ashtu që kolonat e njerëzve të dëbuar të nisën në drejtim të Shqipërisë, dhe gjatë këtij rrugëtimi ishin të detyruar të kalojnë nëpër tri pika kontrolli të vendosura në fshatrat Meje, Korenice dhe Orize, ku gjatë këtyre kontrolleve forcat serbe i ndajnë burrat nga grat dhe fëmijët, këta të fundit nën kërcënimin e armëve i urdhërojnë që të largohen në drejtim të Shqipërisë kurse burrat i ekzekutojnë në mënyrë më barbare në vende të ndryshme, me ç’rast në fshatin meje u vranë 283 civil, në fshatin Korenicë u vranë 66 civilë, në fshatin pacaj 1 civil, në fshatin Dobrosh 3 civil, në fshatin Rracaj 3 civil, në fshatin Nec 2 civil, në fshatin Ramoc 5 civil, në fshatin Bishtazhin 7 civil, gjithsej 370 civil të nacionalitetit shqiptar, emrat e të cilëve gjenden në shojcën 1 të kësaj aktakuze, trupat e të cilëve janë gjetur në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Tags: Gjykata Themelore e PrishtinësgjykimMasakra e mejes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet përkohësisht një rrugë në Obiliq, shkak punimet hekurudhore

Mbyllet përkohësisht një rrugë në Obiliq, shkak punimet hekurudhore

Haradinaj nga Runiku: Drenica mbetet simbol i sakrificës dhe atdhedashurisë

Haradinaj nga Runiku: Drenica mbetet simbol i sakrificës dhe atdhedashurisë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nis takimet me krerët institucionalë dhe politikë në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nis takimet me krerët institucionalë dhe politikë në Kosovë

​Dita kundër pirjes së duhanit, Inspektorati sanitar me rekord të kontrolleve

Një në katër të rinj përdor produkte duhani në Kosovë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Dëmtohen disa varreza në Vushtrri, Policia nis hetimet

Dëmtohet pllaka e një varri në Matiqan, policia nis hetimet

Serbëve në veri iu pengojnë tabelat në gjuhën shqipe, i ngjyrosin me sprej

Ndalohet një shtetas serb në Leposaviq, konfiskohen pesë ton mish dhe 250 kilogramë speca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën