TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë, u kërkon shteteve të veprojnë për të siguruar që Izraeli të përmbushë të drejtën ndërkombëtare

by Tëvë1
9 muaj ago
11
A A
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutë, u kërkon shteteve të veprojnë për të siguruar që Izraeli të përmbushë të drejtën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të enjten një projektrezolutë duke u bërë thirrje shteteve anëtare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që Izraeli të përputhet me ligjin ndërkombëtar.

Rezoluta, e cila gjithashtu thekson situatën e rëndë humanitare në Palestinë, vuri në dukje nevojën për llogaridhënie për të siguruar që Izraeli të respektojë detyrimet e ligjit ndërkombëtar.

E paraqitur nga Spanja së bashku me më shumë se 30 shtete të tjera, rezoluta u mbështet nga 149 vende, me 12 vota kundër dhe 19 abstenime.

“Si çështje urgjente, bashkësia ndërkombëtare duhet të lëshojë një mesazh të fuqishëm, një mesazh në lidhje me situatën në Gaza, dhe ne i inkurajojmë fuqimisht të gjitha shtetet anëtare të votojnë në favor të kësaj projekt-rezolute”, tha para votimit i dërguari i Spanjës në OKB, Hector Gomez Hernandez.

Hernandez vuri në dukje se projektrezoluta theksonte angazhimin për zgjidhjen me dy shtete, ndërsa “hedhte poshtë me vendosmëri çdo përpjekje për ndryshim demografik në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor”.

“Teksti kërkon gjithashtu ndalimin e menjëhershëm të vendbanimeve, ndërtimit, zgjerimit, konfiskimit të tokës, prishjes së shtëpive, dëbimeve me forcë dhe dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor”, tha ai.

Përpara votimit, i dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour, e përshkroi formulimin e projektrezolutës si “më të fortën deri më sot për këto çështje”.

“Shpërfillja e vazhdueshme dhe përbuzja e hapur e Izraelit për rregullat e së drejtës ndërkombëtare, rezolutat e organeve të OKB-së dhe qëndrimet e shteteve anembanë botës duhet të çojë në përkthimin e kësaj gjuhe në veprime të vendosura, dhe kjo duhet të bëhet tani”, tha Mansour.

Duke argumentuar se rezoluta “dënon fuqimisht çdo përdorim të urisë së civilëve si metodë lufte dhe mohimin e paligjshëm të aksesit humanitar”, ai tha se ajo gjithashtu “thekson detyrimin për të mos i privuar civilët” nga nevojat e tyre themelore për mbijetesë në enklavë.

“Asnjë armë, as para, as tregti për të shtypur palestinezët, për t’i spastruar etnikisht dhe për t’u vjedhur tokën. Përdorni mjetet që keni në dispozicion”, kërkoi ai.

E ngarkuara me punë e përkohshme e SHBA-së, Dorothy Shea, e quajti seancën e jashtëzakonshme mbi Palestinën “një tjetër dështim nga ana e Kombeve të Bashkuara për të dënuar Hamasin”.

Duke argumentuar se projektrezoluta “dërgon një mesazh të papranueshëm”, Shea tha se SHBA-të nuk mbështesin “masa të njëanshme që nuk dënojnë Hamasin. Ne nuk do të mbështesim rezoluta që nuk bëjnë thirrje që grupet terroriste të dhunshme të çarmatosen dhe të largohen nga Gaza dhe që nuk njohin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”.

Ajo gjithashtu pretendoi se kjo “nuk bën asgjë për të sjellë qetësi në Gaza” dhe se “gjithashtu nuk bën asgjë për të çuar përpara një zgjidhje diplomatike realiste për të çuar më tej kauzën e paqes. Është plot me defekte serioze”./AA

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit në Graçanicë

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

E mërkura me diell dhe vranësira

E shtuna mot me diell

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën