TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi për arrestimin e ish-policit Spahiu: Qeveria dhe institucionet do duhej që aktivisht të merreshin me lirimin e tij

by Tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Krasniqi për arrestimin e ish-policit Spahiu: Qeveria dhe institucionet do duhej që aktivisht të merreshin me lirimin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shprehu pakënaqësi për heshtjen institucionale dhe mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për arrestimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe. Krasniqi e quajti ndalimin si “arbitrar dhe të padrejtë”.

“Po shpreh pakënaqësi me mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë që nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndalimin jo vetëm të një qytetari që do të duhej, por të një shërbyesi të Kosovës, një prej anëtarëve të forcave speciale të Kosovës, që kur i duhen i ngrisin në qiell me lëvdata ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë”, ka thënë Krasniqi teksa po fliste pas dështimit të 30-të të seancës konstituive.

Ai kërkoi angazhim të menjëhershëm institucional për lirimin e Spahiut.

“Qeveria dhe institucionet do duhej që aktivisht të merreshin me lirimin sa më të shpejtë të policit Arbnor Spahiu, që po mbahet në mënyrë të padrejtë”, shtoi ai.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur edhe pas dështimit të seancës së 30-të të konstituive të Kuvendit.

Ai ritheksoi gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në tejkalimin e krizës aktuale politike.

“Ne si PDK edhe njëherë e ritheksojmë qëndrimin tonë jemi të gatshëm për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize, duke mundësuar votimin e një kandidati që merr shumicën e votave dhe që i hap rrugë krijimit të qeverisë së re brenda afateve kushtetuese”, tha Krasniqi.

Tags: Kuvendi i KosovesMemli KrasniqipdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën