TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Del në ankand prodhimi i parë “Birkin” nga Hermès

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Del në ankand prodhimi i parë “Birkin” nga Hermès

Modeli i parë origjinal i çantës së famshme Birkin, e cila është shndërruar në një nga çantat më të njohura dhe më të shtrenjta në botë, do të jetë në qendër të ankandit “Fashion Icons”, sipas një njoftimi nga shtëpia e famshme e ankandeve Sotheby’s.

Bëhet fjalë për një version historik, i punuar me dorë, siç e përshkruan vetë Sotheby’s, i realizuar nga lëkurë e zezë, me inicialet “J.B.” të gdhendura, dhe që përmban disa veçori unike: unaza metalike që nuk hapen, rrip supi të pandashëm dhe një gërshërë thonjsh të integruar në dizajn.

Krijimi i çantës Birkin është kthyer në një legjendë urbane të botës moderne të modës.

Gjatë një fluturimi nga Parisi drejt Londrës, këngëtarja dhe aktorja anglo-franceze Jane Birkin, e cila u nda nga jeta në vitin 2023, shprehu tek pasagjeri në krah pakënaqësinë e saj që nuk gjente një çantë praktike që t’i përmbushte nevojat si nënë e re.

Ky pasagjer ishte Jean-Louis Dumas, atëherë president i shtëpisë së modës Hermès.

Biseda mes tyre gjatë fluturimit e frymëzoi krijimin e një çante të madhe lëkure, me hapësirë për biberon dhe sende të tjera të domosdoshme.

Kështu, në vitin 1984, lindi Birkin.

“Ka momente të rralla në botën e modës kur një objekt kapërcen çdo trend dhe shndërrohet në një legjendë. Birkin-i origjinal i Jane Birkin është pikërisht një prej këtyre momenteve”, tha Morgane Halimi, drejtuese globale e departamentit të çantave dhe modës në Sotheby’s.

Sot, 40 vite më vonë, çanta Birkin është kthyer në simbolin më përfaqësues të shtëpisë Hermès dhe një prej aksesorëve më të dëshiruar në botën e luksit.

Prodhimi i saj është shumë i kufizuar, duke ruajtur një aurë ekskluziviteti, ndërsa çmimet variojnë nga mijëra euro për modelet më të thjeshta deri në qindra mijëra euro për ato më të veçanta.

Çanta është zgjedhje e preferuar për shumë yje ndërkombëtare si Khloé Kardashian, Jennifer Lopez dhe Victoria Beckham, por nuk gjendet në vitrina, e as në shitje online.

Modeli i parë i çantës Birkin do të ekspozohet në ambientet e Sotheby’s në Nju Jork nga data 6 deri më 12 qershor, përpara se të udhëtojë drejt Parisit, ku do të përfshihet në ankand.

Përveç çantës origjinale Birkin, ankandi “Fashion Icons” do të përfshijë edhe veshje ikonike nga sfilatat e Christian Dior, Thierry Mugler, John Galliano dhe Alexander McQueen.

Ankandi online do të nisë më 26 qershor dhe do të përfundojë më 10 korrik.

CNN kërkoi nga Sotheby’s një vlerësim paraprak mbi çmimin që pritet të arrijë çanta, por shtëpia e ankandeve nuk dha asnjë parashikim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur

Gabimi që po bëni çdo ditë me lëkurën, ky hap i thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka!

Gabimi që po bëni çdo ditë me lëkurën, ky hap i thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka!

Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

Si ta përdorni sodën e bukës për lëkurën e fytyrës?

Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Katër ministri të reja pa buxhet, rrezikojnë të mbyllin mandatin pa bërë ndonjë punë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate për deputete

Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate për deputete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën