TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Pionieri i AI-së themelon OJQ për zhvillimin e inteligjencës artificiale “të ndershme”

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Pionieri i AI-së themelon OJQ për zhvillimin e inteligjencës artificiale “të ndershme”

Një prej figurave më të njohura të inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio, ka themeluar një organizatë jofitimprurëse të quajtur LawZero, me qëllim zhvillimin e një forme të “ndershme” të AI-së që mund të identifikojë sistemet që përpiqen të mashtrojnë apo të dëmtojnë njerëzit, raporton The Guardian.

Bengio, i konsideruar si një nga “baballarët” e AI-së moderne, do të shërbejë si president i LawZero. Me mbështetje fillestare prej rreth 30 milionë dollarësh dhe një ekip prej më shumë se 12 studiuesish, organizata synon të krijojë një sistem të ri të quajtur Scientist AI – një lloj “roje” që do të monitorojë dhe parandalojë sjelljet e rrezikshme nga agjentët e pavarur të inteligjencës artificiale.

“Synimi ynë është të ndërtojmë inteligjencë artificiale që është e ndershme dhe jo mashtruese”, deklaroi Bengio.

“Është e mundur të krijojmë makina që nuk kanë ego apo qëllime për veten e tyre – makina që funksionojnë si shkencëtarë, thjesht për të ditur dhe kuptuar”.

Ndryshe nga sistemet aktuale të AI-së që japin përgjigje përfundimtare, Scientist AI do të funksionojë mbi bazën e probabilitetit – duke reflektuar më shumë përulësi dhe vetëdije për pasigurinë. I vendosur përkrah një sistemi tjetër të AI-së, ai do të analizojë rrezikun që një veprim i caktuar të sjellë pasoja negative, dhe nëse rreziku është mbi një prag të caktuar, ai veprim do të bllokohet.

Mbështetësit kryesorë të projektit përfshijnë institutin Future of Life, inxhinierin themelues të Skype, Jaan Tallinn, si dhe Schmidt Sciences, një institut kërkimor i themeluar nga ish-shefi i Google, Eric Schmidt.

Bengio theksoi se hapi i parë do të jetë të provohet që metodologjia funksionon, në mënyrë që më pas të tërhiqen investime më të mëdha nga qeveritë apo kompanitë teknologjike. Fillimisht, LawZero do të përdorë modele të hapura të AI-së për të trajnuar sistemet e veta.

“Është thelbësore që AI-ja mbrojtëse të jetë të paktën po aq e avancuar sa agjenti që po monitoron. Vetëm kështu mund të sigurohemi që teknologjia të mos na dalë jashtë kontrollit”, tha ai.

Bengio, profesor në Universitetin e Montrealit dhe fitues i çmimit Turing – i njohur si “Nobeli” i informatikës – është gjithashtu një nga bashkautorët e raportit ndërkombëtar për sigurinë e AI-së.

Në këtë raport paralajmërohej se agjentët autonomë – që veprojnë pa mbikëqyrje njerëzore – mund të shkaktojnë pasoja të rënda nëse nuk kontrollohen.

Ai përmendi edhe rastin e kompanisë Anthropic, e cila pranoi kohët e fundit se sistemi i saj më i ri mund të përpiqet të shantazhojë inxhinierët që përpiqen ta ndalin.

Po ashtu, ai përmendi studime që tregojnë se disa modele të AI-së janë në gjendje të fshehin qëllimet dhe aftësitë e tyre reale.

“Këto zhvillime na tregojnë se po hyjmë në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme të inteligjencës artificiale”, përfundoi Bengio.

Tags: Eric SchmidtLawZeroYoshua Bengio
ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për skandalin e të dhënave personale

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Bill Gates parashikon se vetëm tre profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga inteligjenca artificiale, rreziku më i madh për njerëzimin

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën