TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prova të reja në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së

Në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së, janë pranuar disa prova të reja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, edhe është shtyerë afati për mbrojtjen për dorëzimin e mocionit për rrëzimin e akuzave.

by Florijeta Dernjani
12 muaj ago
1 0
A A

Ka përfunduar me dëshmitarët e saj, javë më parë. Mirëpo, Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk ka kryer ende punë me provat. Pasi që kjo zyre ka dorëzuar disa raporte në rastin kundër ish krerëve të UÇK-së.

Por vetëm një pjesë e tyre janë pranuar nga trupi gjykues.

“Lidhur me rëndësinë e provave të propozuara, trupi gjykues vëren se ato përbëhen nga raporte të hartuara nga organizata ndërkombëtare në lidhje me ngjarjet në Kosovë që lidhen me akuzat. ZPS-ja mbështetet në provat e propozuara për të demonstruar, ndër të tjera: ekzistencën e një konflikti të armatosur gjatë gjithë periudhës së aktakuzës; një sulm të përhapur dhe/ose sistematik kundër popullsisë civile të kundërshtarëve”, thuhet në grafiken e ZPS-së.

Në mesin e provave të pranueshme për trupin gjykues janë edhe raportet e ekspertit të ADN-së, William Goodwin, që kishte dëshmuar në proces më 13 janar 2025.

Këto raporte, thuhet se lidhen me identifikimin e mbetjeve skeletore të viktimave të pretenduara që përmenden në aktakuzë, përmes analizës së ADN-së.

“Trupi gjykues është i kënaqur që raportet e ekspertizave i plotësojnë kërkesat e Rregullës 149 dhe janë të pranueshme në përputhje me Rregullat 138 (1) dhe 149”, thuhet tutje.

Bazuar në pranimin e këtyre provave, afati për mbrojtjen që të dorëzojë mocion për rrëzimin e akuzave, është shtyer për dy javë të tjera. Këto zhvillime, sipas avokatit Xhevdet Smakiqi, e zvarrisin gjyqin maratonik.

“Me siguri do të ndikojë në zvarritjen, prolongimin edhe më tutje të afatit për dorëzimin e parashtresave apo mocioneve që është duke përgatitur mbrojtja për rrëzimin e aktakuzës. Meqë jemi në shqyrtim gjyqësor ende dhe ky nuk është përmbyllur, në parim në procedurë penale por edhe tek Dhomat e Specializuara e aplikojnë që palët mund të dorëzojnë deri në mbylljen e tërësishme të shqyrtimit gjyqësor.”, ka thënë Smakiqi

2 qershori ishte caktuar fillimisht si data kur mbrojtja do duhej të dorëzonte mocionin për rrëzimin e akuzave, nëse nga prokuroria nuk do të dorëzoheshin prova të reja, çka do e shtyenin këtë afat për dy javë të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar

​Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani uron qytetarët për Kurban Bajramin: Qoftë festë paqeje, solidariteti dhe shprese

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Policia zbulon 100 bimë të dyshuara me Kanabis në Rahovec, u morën mostra për ekzaminim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën