Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun nga Bosnja e Hercegovina, Elmedin Konaković.
Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për forcimit e raporteve ndërmjet dy shteteve dhe vazhdimin e bashkëpunimit
“Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet dhe integrimin evropian .Gëzohem për këtë takim dhe për mundësitë që na presin!”, ka shkruar Gërvalla.







