TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A pritet të lirohen Thaçi dhe tjerët nëse rrëzohet aktakuza e ZPS-së?

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, të hënën pritet të paraqesin mocionin për rrëzimin e aktakuzës ndaj tyre. Specialja në një përgjigje për tëvë1 ka thënë se do të shohin kërkesën e tyre e më pas dalin me vendim. Derisa avokati i akredituar tregoi se lirimi i tyre nga paraburgimi tashmë ka bazë ligjore.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Të hënën pritet të mbahet një seancë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Aty, mbrojtja e ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin e disa prej pikave të aktakuzës.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Specialja, ku në një përgjigje për tëvë1, thanë se janë në pritje të kësaj kërkesë të avokatëve.

“Pas paraqitjes së mocionit, Prokuroria e Specializuar do të ketë 30 ditë kohë për t’iu përgjigjur me shkrim mocionit. Vetëm pas kësaj do të vendosë Trupi Gjykues. Meqenëse ne nuk e dimë ende se cilat akuza do të kundërshtohen nga Mbrojtja në mocion ose si do të vendosin gjyqtarët, nuk është e mundur të spekulohet se cilat akuza mund të shkarkohen ose si mund të ndikojë kjo në paraburgimin.”, thuhet në Grafikë

Sipas avokatit të licencuar nga kjo Gjykatë, Kadri Osaj për të gjithë të akuzuarit ka bazë ligjore për t’u liruar nga paraburgimi.

“Ngase asnjëri prej dëshmitarëve nuk ka mundur me dëshmu se Thaçi dhe të akuzuarit tjerë kanë qenë të involvuar në kryerjen e veprave penale të pretenduara nga ana e Prokurorisë. Gjithashtu edhe provat të cilat janë administruar deri më tani nuk kanë jep asnjë dëshmi konkrete relevante për involvimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave penale”, ka thënë Osaj.

Një lirim të tyre e presin edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës, nga ku thonë se janë optimist që aktakuza ndaj tyre do të rrëzohet.

“Nëse do të vendoset drejtësi për luftarët tonë, nëse kjo Gjykatë do të promovojë drejtësi, do të kryejë punën e vetë për drejtësi. Por në qoftë se kjo Gjykatë ka me bë punën qysh ne jemi duke e menduar dhe qysh ne e kemi thënë disa herë që është duke rrëshqitë në aspektin politik, është duke provuar me u politizu kjo Gjykatë atëherë ne frikësohemi se Gjykata do t’i merr parasysh këto prova e të shohim më pas procesin në fund, por megjithatë nëse do të ekziston diku drejtësia këto prova janë të pamjaftueshme për me vazhdu tutje” , ka thënë Syla

Ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

“InfoNata” 29.01.2026

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën