TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri – Arrestohen 10 persona, dy të tjerë në arrati

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri – Arrestohen 10 persona, dy të tjerë në arrati

Policia e Shqipërisë ka arrestuar 10 persona në Tiranë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi të njëjtit dyshohen për trafikim të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Sipas policisë, operacioni policor i koduar si “Puzzle”, është zhvilluar pas një hetimi 5-mujor.

“Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet thuhet se dyshohet që këta persona, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i dërgonin ato në Tiranë, për t’i shitur.

“Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara kanabisi”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit thuhet se janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja thotë se qumështorja “Vita” furnizohet me ujë për ujitje, akuzon edhe kompaninë “Drini i Bardhë”

Muja thotë se qumështorja “Vita” furnizohet me ujë për ujitje, akuzon edhe kompaninë “Drini i Bardhë”

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Trabzonspori kërkon 20 milionë euro për Muçin

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Kosova me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh për ushtrinë e Shqipërisë

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

A u gjet vaj palme në qumështin Vita? – flet ministri Muja

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën