TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

by tëvë1
1 vit ago
8
A A
Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Shkruan: Elsa Zenunaj

“Erdha, pashë, fitova”, thoshte Cezari, por siç duket, deputetët e Kuvendit të Kosovës këtë thënie e zëvendësojnë me “shkova”, pasi që 23 herë radhazi është dështuar konstituimi i institucionit më të lartë ligjvënës. Ky ngërç përbën njërën prej pengesave më të mëdha në funksionimin normal institucional dhe për zhvillimin demokratik të vendit.

Kuvendi i Kosovës ka rol thelbësor në strukturën e shtetit: ai miraton ligje, ushtron kontroll mbi qeverinë dhe përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit të vendit. Por kur ai bëhet jofunksional, siç po ndodh aktualisht, kriza kalon përtej një problemi administrativ ajo kthehet në krizë të legjitimitetit politik dhe demokratik. Dështimi për t’u konstituuar pas zgjedhjeve nënkupton vonesa në formimin e institucioneve të tjera, bllokim të vendimeve strategjike, dhe mosfunksionim të shtetit si tërësi.

Kjo situatë është rezultat i një kulture politike të polarizuar dhe mungesës së vullnetit për dialog dhe bashkëpunim ndërpartiak. Argumentet që pasojnë e theksojnë më tej këtë realitet institucional dhe tregojnë mekanizmat që e kanë thelluar këtë krizë.

  1. Polarizimi ekstrem ndërmjet pozitës dhe opozitës-Kuvendi i Kosovës shpesh është kthyer në arenë përplasjesh politike, ku partitë vendosin interesin partiak mbi atë shtetëror. Ky polarizim e bën të pamundur arritjen e konsensusit për çështje kyçe, si reforma zgjedhore apo emërimet në institucionet e pavarura.
  2. Mungesa e mekanizmave efektivë të dialogut politik-Kuvendi nuk ka ndërtuar mekanizma të qëndrueshëm për dialog dhe ndërmjetësim mes palëve politike, çka e bën të vështirë tejkalimin e krizave të brendshme përmes rrugëve institucionale.
  3. Mungesa e komunikimit ndërmjet pozitës dhe opozitës-Sipas Rregullores së Kuvendit, partia më e madhe fituese në zgjedhje duhet të propozojë emrin për kryeparlamentar. Mirëpo, kësaj radhe, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin ta zgjedhë këtë pozitë, pasi nuk ka arritur të bashkëpunojë me asnjërën nga dy partitë më të mëdha opozitare.
  4. Votimi i fshehtë i Kryeparlamentarit dhe sfidat kushtetuese-Votimi i fshehtë për Kryeparlamentarin është në kundërshtim me disa parime të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas praktikës parlamentare dhe parimeve të përgjithshme të së drejtës kushtetuese, mënyra e votimit duhet të përcaktohet që në fillim të seancës dhe nuk mund të ndryshohet gjatë zhvillimit të procesit të votimit. Nëse një votim fillon si votim i hapur, ai nuk mund të kthehet në votim të fshehtë në mes të procedurës.

Për të dalë nga kjo situatë e ngërçit të zgjatur, nevojiten masa të qarta në disa nivele:

​1.​Vendosja e një tryeze gjithëpërfshirëse politike- Një dialog i ndërmjetësuar nga figura neutrale (si Presidenti, akademikë të fushës) mund të krijojë një hapësirë për komunikim konstruktiv mes partive.

​2.​Rregullimi dhe përforcimi i rregullores së Kuvendit-Për të shmangur manipulimin e procedurave, Kuvendi duhet të përditësojë rregulloren e brendshme me dispozita të qarta që ndalojnë ndryshimet ad hoc gjatë seancave.

​3.​Respektimi i frymës kushtetuese-Çdo veprim i Kuvendit duhet të jetë në përputhje me parimet e qarta të Kushtetutës dhe praktikës demokratike, për të garantuar transparencë dhe besim publik.

​4.​Rritja e presionit qytetar dhe të mediave-Shoqëria civile dhe media duhet të kërkojnë me forcë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga përfaqësuesit politikë për bllokimin e Kuvendit dhe pasojat e tij.

​5.​Zhvillimi i një etike të re politike-Partitë politike duhet të kalojnë nga logjika e konfrontimit drejt një logjike të bashkëpunimit institucional, ku vota qytetare respektohet jo vetëm në rezultat, por edhe në funksionalitetin që ajo duhet të prodhojë

Ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës nuk është thjesht një pengesë kalimtare, por një simptomë e një problemi më të thellë në sistemin politik të vendit. Zgjidhja kërkon jo vetëm vullnet politik, por edhe reformim të qasjes ndaj funksionit të përfaqësimit dhe përgjegjësisë institucionale. Vetëm përmes dialogut të sinqertë dhe përkushtimit ndaj interesit të përbashkët, Kuvendi mund ta rifitojë rolin e tij themelor në konsolidimin e demokracisë në Kosovë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nga Fatmir Sheholli 2.0 te “projekti 4.0”, kush po e ndërton armikun e ri në trojet shqiptare?

Nga Fatmir Sheholli 2.0 te “projekti 4.0”, kush po e ndërton armikun e ri në trojet shqiptare?

Ukshini: Paqartësi për Bordin e Paqes, thyerja BE-ShBA mund të sjellin komplikime  për Kosovën

Hani i Elezit: Memorializimi i pushtimit përmes toponimisë

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

25 vjet nga Ohri, misioni mbetet një – ta zbatojmë Marrëveshjen

25 vjet nga Ohri, misioni mbetet një – ta zbatojmë Marrëveshjen

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Pacolli për opozitën: Të shkretët e gjuajnë me vezë Kurtin, i cili e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi

Pacolli: Është urdhëruar edhe mbyllja e një restoranti te Liqeni i Radoniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën