Kosova është një nga vendet nikoqire të ushtrimit “Defender Europe 25”.
Në Kosova është në mesin e 18 vendeve nikoqire dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me përafërsisht 1000 trupa në ushtrimet që do të zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.
Pjesa e ushtrimit që zhvillohet në Kosovë do të zgjasë deri më 9 qershor dhe do të zhvillohet në pjesën perëndimore të vendit tonë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar se çfarë ushtrime bëjnë pjesëtarët e FSK-së.
“Gjatë këtij ushtrimi njësitë e FSK-së po zhvillojnë operacione sulmuese, mbrojtëse dhe të stabilitetit. Në ushtrim përveç tjerash do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera dhe që po vazhdojnë të blihen nga Qeveria e Kosovës për ushtrinë tonë. Republika e Kosovës dhe institucionet e saj po dëshmojnë që janë të afta për të mikpritur dhe për të organizuar në territorin e saj ushtrime komplekse që kërkojnë planifikim, organizim dhe mbështetje të nivelit shumë të lartë”, ka treguar Maqedonci.







