TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

GAP thotë se masat e BE-së i kushtuan Kosovës mbi 600 milionë euro

by teve1
10 muaj ago
1
A A
GAP thotë se masat e BE-së i kushtuan Kosovës mbi 600 milionë euro

Kosova vazhdon të përballet me pasoja të rënda financiare dhe zhvillimore si rezultat i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të vendosura që nga qershori i vitit 2023.

Kështu u bë e ditur në raportin më të ri të Institutit GAP, me titull “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”.

Sipas raportit, rreth 613.4 milionë euro në projekte janë pezulluar ose shtyrë për një afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur përfundimisht për shkak të kalimit të afateve për fillimin e procedurave për projektet përkatëse.

Masat ndëshkuese kanë ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet dypalëshe BE–Kosovë, duke ndalur proceset e rëndësishme si ndërprerja e punës në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) deri në maj të vitit 2025, pezullimi i fondeve nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA), mos-shqyrtimi i propozimeve të Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), mospjesëmarrja në ngjarje të nivelit të lartë, përveç atyre që lidhen me situatën në veri dhe integrimin rajonal.

Raporti thekson se masat e BE-së kanë goditur më së shumti fushat me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: mjedisi 350.7 milionë euro, energjia 114.4 milionë euro, digjitalizimi 57 milionë euro, kultura 15 milionë euro.

Nga shuma totale e ndikuar, rreth 218 milionë euro janë projekte të mbështetura përmes IPA II dhe IPA III, ndërsa 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të ËBIF.

Financimi ishte parashikuar të bëhej përmes granteve dhe kredive, përfshirë rreth 421 milionë euro nga BE-ja, 162 milionë euro nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe 31 milionë euro vetëfinancim.

Humbje për rritje dhe mirëqenie

GAP thekson se këto pezullime dhe vonesa përkthehen në humbje të mundësive për rritje ekonomike, përmirësim të mirëqenies së qytetarëve dhe dëmtojnë perspektivën e integrimit evropian të Kosovës.

“Qëllimi i këtij raporti është të ofrojë një pasqyrë të mbështetjes financiare që Kosova ka marrë nga BE dhe të analizojë ndikimin e masave ndëshkuese, duke evidentuar humbjet dhe pasojat zhvillimore që kanë rezultuar nga pezullimi i projekteve dhe fondeve”, thuhet në publikimin e GAP.

Për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës, nevojitet konsensus i plotë i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian – vendim që, deri më tani, ende nuk është marrë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Dugolli në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Serbia ende pa kërkimfalje për krimet në Kosovë

Dugolli në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Serbia ende pa kërkimfalje për krimet në Kosovë

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Kosova përballë një prove politike: kompromis apo krizë e re?

Kurti përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Kotlinës

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani: Epopeja e Dukagjinit është kujtesë dhe testament i sakrificës për liri

Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Kosova përballë një prove politike: kompromis apo krizë e re?

Ushtria e Iranit zotohet të luftojë deri në “fitoren e plotë”

Ushtria e Iranit zotohet të luftojë deri në “fitoren e plotë”

Kurti përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Kotlinës

Kurti përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Kotlinës

Presidenti i Gjermanisë: Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit shkel të drejtën ndërkombëtare

Presidenti i Gjermanisë: Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit shkel të drejtën ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën