TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Oda Amerikane: Liberalizimi i tregut të energjisë kërcënon stabilitetin e bizneseve dhe punësimin

by teve1
1 vit ago
0
A A
Oda Amerikane: Liberalizimi i tregut të energjisë kërcënon stabilitetin e bizneseve dhe punësimin

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur shqetësimin e saj lidhur me rreziqet signifikante që ky tranzicion, në formën e tij aktuale, paraqet për aktivitetin ekonomik, punësimin dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Kosovës.

Ky reagim i OEAK-së vjen pesë ditë para liberalizimit të paralajmëruar të tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Në reagim thuhet se derisa në parim liberalizimi do të duhej të ishte një objektiv i mirëpritur, suksesi i tij cenohet nga mungesa e kushteve reale të tregut.

“Në Kosovë, pavarësisht furnizuesve të shumtë të licencuar, vetëm njëri është plotësisht funksional, duke i lënë bizneset pa zgjedhje efikase si dhe duke i ekspozuar ato ndaj rritjeve të çmimit të energjisë elektrike prej mbi 200%. Rrjedhimisht, ky nuk është një treg konkurrues, por është një tranzicion i parakohshëm që imponon një shok të menjëhershëm financiar për bizneset që edhe ashtu përballen me presione më të gjera ekonomike”, theksohet në reagim.

Këto zhvillime sipas OEAK-së rrezikojnë drejtpërdrejt mijëra vende pune, veçanërisht në industritë ku konsumi i energjisë është më i lartë, e të cilat formojnë shtyllën kurrizore të ekonomisë produktive të Kosovës.

“Varësia e plotë e Kosovës nga energjia elektrike, pa qasje në burime alternative të energjisë si gazi natyror, i bën të paqëndrueshme krahasimet me modelet e tjera rajonale të liberalizimit. Mjedisi energjetik i vendit, kërkon një qasje të kujdesshme në disa faza, e jo një liberalizim për të cilin është dhënë njoftim prej vetëm tre muajsh dhe pa mbështetje kalimtare”, thuhet tutje në reagim.

Oda Amerikane po ashtu ka përsëritur se mungesa e një Kuvendi funksional dëmton më tej llogaridhënien institucionale dhe ngre shqetësime serioze në lidhje me legjitimitetin e zbatimit të një ndryshimi kaq të madh e pa mbikëqyrje përkatëse.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bën thirrje edhe një herë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të shtyjë afatin e 1 qershorit dhe të shfrytëzojë periudhën pasuese për sigurimin e kushteve të nevojshme rregullative, teknike dhe të tregut për një sektor energjie vërtet konkurrues. Pa këto aspekte, liberalizimi rrezikon të shkaktojë dëme afatgjata në ekonominë, klimën e biznesit dhe konkurrueshmërinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën