Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se Kurti vizitoi shumë adresa, përpos njërën që e cilësoi si “adresa e të gjithë shqiptarëve: Shtëpia e Bardhë”.
Sipas tij, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta.
“Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave; Shtëpia e Bardhë. Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta”, shkroi Hoti./teve1.info/