TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushtria izraelite vret edhe një gazetar në Gaza, 220 të vrarë që nga fillimi i luftës

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Ushtria izraelite vret edhe një gazetar në Gaza, 220 të vrarë që nga fillimi i luftës

Një sulm ajror izraelit të dielën vrau edhe një gazetar palestinez në Rripin e Gazës, duke e çuar në 220 numrin e gazetarëve të vrarë që nga fillimi i ofensivës usharake izraelite në tetor 2023, sipas autoriteteve lokale.

Hassan Majdi Abu Warda, drejtor i agjencisë së lajmeve Barq Gaza, humbi jetën së bashku me disa anëtarë të familjes së tij gjatë një sulmi që goditi shtëpinë e tyre në lagjen Jabalia Nazla, në veri të Gazës, bëri të ditur zyra e medias e qeverisë së Gazës.

Zyra dënoi ashpër vrasjet e vazhdueshme të gazetarëve në territorin palestinez, duke i cilësuar ato si “krime sistematike” nga Izraeli dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe mediave globale të dënojnë këto veprime, raporton Anadoly.

Që prej tetorit 2023, Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë të përgjakshme kundër Gazës, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për një armëpushim. Sipas autoriteteve palestineze, mbi 53,900 persona janë vrarë deri më tani – shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Gaza.

Për më tepër, Izraeli po përballet me një proces gjyqësor për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), për veprimet e tij në enklavën palestineze. Ndërkohë, situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet për shkak të bombardimeve të pandërprera dhe bllokadës së rreptë.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Abdixhiku pret të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, diskutohet situata politike në Kosovë

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje të koordinuar ndërkombëtare

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

​Osmani: Kosova e përqafon inteligjencën artificiale me qartësi dhe bindje, jo me frikë

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën