TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ndikon në sigurinë e vendit moskonstituimi i Kuvendit?

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani shprehu shqetësimin e tij për mosformimin e institucioneve në një takim me presidenten Osmani. E ish-ushtarak vlerësojnë se moskonstituimi i institucioneve ka efekt negativ në fushën e sigurisë së vendit.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
2 0
A A

Janë bërë 20 përpjekje, por ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Kjo siç duket ka ngritur shqetësimin edhe të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Në një takim të hënën me presidenten Osmani, ai u shpreh optimist për një zhbllokim të shpejt të ngërçit aktual politik, në mënyrë që të rifillojnë trajtimin e sfidave më urgjente për rajonin.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni thotë se është i natyrshëm një reagim i tillë, pasi që ai ka edhe një pasqyrë më ndryshe të situatës.

“Si preventivë që me siguru paqe, me siguru qetësi në Kosovë është mëse e domosdoshme bashkëpunimi i KFOR-it me institucionet vendore në veçanti me ato të sigurisë dhe përderisa ekziston një vakum institucional është shumë e natyrshme që KFOR-i në situata të tilla ka mungesë të informatave, ka mungesë të bashkëpunimit, të analizave të përbashkëta dhe veprimeve të përbashkëta. Kështu që detyrohen me ngrit kapacitete të reja për të plotësuar vakumin i cili krijohet nga mosfunksionalizimi i Qeverisë së re”, thotë Anton Quni, ish-ministër i Mbrojtjes.

Por sipas tij, për çfarëdo rreziku misioni i NATO-s në Kosovë është i gatshëm për veprim.

“Prandaj KFOR-i, duke i pasë të gjitha rreziqet parasysh në mënyrë preventive tenton që të gjitha këto burime, të gjitha këto përpjekje që ne i themi hapat e parë të i luftojë dhe mos të krijojë ndonjë efekt brenda territorit të Kosovës, por natyrisht situatat tejkalohen edhe më lehtë kur ekzistojnë institucionet vendore”, thotë Quni.

Kurse koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj vlerëson se ky reagim i Barduanit përbën një situatë shqetësuese.

“Komandanti i KFOR-it e di shumë mirë dhe secili person përgjegjës të nivelit të sigurisë e di shumë mirë që lëshime të tilla politike, gabime të tilla politike, mangësi të tilla, ndikojnë dukshëm në sigurinë e vendit. Prandaj edhe shqetësimi i Komandantit të KFOR-it është i arsyeshësm sikur që është edhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”, thotë Gecaj.

Partitë politike ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët që të zgjedhin kryetarin e Kuvendit të Kosovës, si hap i parë i formimit të institucioneve të reja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja

​Mujanoviq thirrje për më shumë trysni ndaj shteteve që s’e njohin Kosovën

​Mujanoviq thirrje për më shumë trysni ndaj shteteve që s’e njohin Kosovën

Kurti në konferencën “She Rises 2026”: Fuqizimi ekonomik i grave forcon Kosovën

Kurti në konferencën “She Rises 2026”: Fuqizimi ekonomik i grave forcon Kosovën

Konfiskohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

​Rama: Në protestë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë

Kërçeli-Hoti përplasën rreth projektit të gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, për aleanca ka kush kujdeset

Kërçeli-Hoti përplasën rreth projektit të gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, për aleanca ka kush kujdeset

A ndikon vërtet ngjyra e veturës në konsumin e karburantit gjatë verës?

A ndikon vërtet ngjyra e veturës në konsumin e karburantit gjatë verës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën